Sazan Guri i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbetjen e maskës. Ai ka rreshtuar të gjitha pasojat që nga frymëmarrja apo infeksioni i gojës, duke lënë për në fund se maska të bën pak budalla.
“Mbajtja e maskës sjell sëmundjen e gojës që nga fyti, laringu, pse nuk sëmuren ata që punojnë në çimento, sepse i mbron goja. Mbajtja e maskës rrit nivelin e dioksidit të karbonit në organizëm dhe të bën edhe pak budalla”, tha Guri. Sazan Guri ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës pas përhapjes së pandemisë së COVID-19.