• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Covid po shkakton këto probleme shëndetësore

15/10/2020
Çfarë i ndodh trupit nëse sëmureni në të njëjtën kohë nga gripi dhe Covid

Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi nuk është një betejë vetëm për nga infektimi dhe negativizimi pas trajtimit. Ata e kanë kthyer vëmendjen tek Long Covid, fenomeni që po ndodh tek pacientët që nuk kanë më virus, por po vuajnë nga katër sindroma të ndryshme.
Mijëra pacientë kanë raportuar që pasi janë shëruar nga virusi kanë përjetuar probleme të tilla si lodhja, dhimbja e muskujve, gulçimi dhe aritmia e zemrës.
Kjo i ka bërë shkencëtarët të fokusohen tek efektet e qëndrueshme të koronavirusit.
Profesor Chris Whitty në Britani thotë se atij dhe akademikëve të tjerë të shquar u është kërkuar të rishikojnë provat e kufizuara tek pacientët me Covid lidhur me efektet e tyre afatgjata dhe të kuptojnë më mirë fenomenin që po ndodh tek to.
Gjetjet e tyre të publikuar sot, paralajmërojnë se edhe fëmijët mund të vuajnë dhe se tashmë duhet të bjerë poshtë supozimi se njerëzit me rrezik të ulët ndaj sëmundjes rëndë apo vdekjes nga Covid, nuk kanë efekte anësore të qëndrueshme dhe se ia hedhin me negatizimin në testin e Covid.
Mjekët paralajmëruan edhe për disa probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi dhe depresioni si pasoja afatgjata tek të prekurit.

Shkencëtarët kanë arritur të ndajnë simptomat që katër grupime.
Sindroma post- kujdesit intensiv (PICS)
Sindroma e lodhjes post virale (PVFS)
Dëmtimi i përhershëm i organeve (POD)
Sindroma afatgjatë Covid (LTCS)

Ata theksojnë se të kuptuarit e efekteve dhe pasojave post-Covid janë ende në një fazë të hershme. Ata u bëjnë thirrje personave që kanë kaluar virusin dhe po përjetojnë simptoma të bëhen pjesë e studimit.
Një total prej 163 pacientësh me koronavirus u rekrutuan në studim. 19 nga ata vdiqën. Pjesa tjetër iu nënshktrua një kontrolli tre-mujor.
Shumica (74 përqind) kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme pas dymbëdhjetë javësh. Më të zakonshmet ishin:
Lodhje e tepërt: 39%
Probleme në:
Frymëmarrje: 39%
Pagjumësia: 24%
Dhimbje muskulore: 23%
Dhimbje gjoksi: 13%
Kollë: 12%
Humbja e nuhatjes: 12%
Dhimbje koke, ethe, dhimbje kyçesh dhe diarre: Secila më pak se 10%
Pacientët që e kaluan më rëndë Covid-19 raportuan më shumë simptoma.

Simptoma të tjera afatgjata që janë raportuar nga të mbijetuarit e Covid-19 përfshijnë:
Problemet e dëgjimit
Humbja e kujtesës
Mungesa e përqendrimit
Problemet e shëndetit mendor
Renia e flokeve/ Daily Mail/

Related Posts

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit
Lifestyle

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit

10/07/2026
E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar
Lifestyle

E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

10/07/2026
Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Lifestyle

I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane

26/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

14/07/2026
Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit

Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al