• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dritëhijet e shqetësimit të papritur të Lulzim Bashës dy ditët e fundit

16/10/2020
Dritëhijet e shqetësimit të papritur të Lulzim Bashës dy ditët e fundit

Nga Ylli Pata

Ka bërë përshtypje në opinionin publik një acarim i kreut të opozitës, Lulzim Basha, në daljet “batare” në konferencat për shtyp në selinë e PD-së.

Nëse ulje volumin e televizorit, kreu i PD-së ngjante më shumë me Metën të hënën kur i binte tavolinës me pëllëmbë vazhdimisht e sytë i kishte të hapura, gati të “shqyer”.

E pikërisht ky shqetësim, apo rritje e toneve papritur ka “rastisur” pikërisht me hapjen e petëve të një lakrori që opozita, por edhe vetë Lulzim Basha, prej kohësh e kishin paraqitur sipas “midesë” së tyre.

Ky shqetësim i Bashës dje dhe sot, nuk duket se ka lidhje thjesht me replikat e ashpra të Edi Ramës, pasi në fund të fundit një duel politik, qoftë edhe i fortë në tone, i jep vizibilitet secilit prej protagonisti.

Dy ditët e fundit, një nga kauzat e pompuara shumë prej PD-së, siç është ajo e menaxhimit të mbeturinave urbane, ka nisur të trajtohet me hollësi, që në themelin e saj, pra që nga koha kur kjo çështje menaxhohej nga një institucion që drejtohej nga Lulzim Basha, siç është Bashkia e Tiranës.

E ky trajtim ka nxjerrë pjesë nga kapitulli jo shumë i lavdishëm i menaxhimit të çështjes së mbetjeve urbane, nga kunati i Bashës, Erion Isufi.

Në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, për herë të parë nisi të “kanalizohet” një kompani private jo vetëm trajtimi, por edhe mbledhja e mbetjeve nëpër kazanë e grumbuj brenda qytetesh.

Policia bashkiake shkepte në dru çdo fëmijë apo rritur që mblidhte kanoçe bakri apo metale të tjera për t’i shitur në treg të skrapit.

Kjo, sepse atëherë nisi një “përqëndrim” i kësaj pune, ku siç shkruajnë këto ditë mediat në vend, shfaqej emri i kunatit të Bashës.

E për këto lajme që po dalin në vijëmisi për të kujtuar aferat që kanë prekur kunatin, nuk do të duhej të shqetësohej kreu i opozitës. Pasi dialektika e politikës është e qartë: korr ç’të mbjellësh. Po nise sulme batare e akuza pafund, do të vijë dita të presësh.

Ndërkohë një formacion serioz politik si opozita, që ka ambicjen të jetë alternativa për të marrë në dorë qeverisjen e vendit, merret me idetë, programin, strategjinë dhe fazat dhe i përçon tek qytetarët duke i kërkuar votat. Doemos së bashku me skuadrën që ke menduar të drejtosh vendin.

Nëse ka akuza, fakte, dokumente, prova, indicje, e gjëra të këtij lloji, çdo subjekt serioz shkon në Prokurori dhe pret me qetësi që drejtësia të bëjë punën e saj.

Ose, së bashku me mediat, të inicojë një proces të plotë investigimi të çdo fakti, apo indicje, që më pas publiku të hetojë ftohtë, duke përballur të gjitha palët në gjininë e materialit mediatik: reportazh, kronikë, reportazh apo shkrim hulumtues.

Rrugët e tjera kur një parti politike kthehet në një tribunë ku çdo ditë jepen copa qëndrimesh ku akuzohet e sulmohet, e më pas përgënjeshtrohet me prova, do të sjellin logjikisht kundër reagimin dhe në fund janë si ato rrugët pa krye, ku nuk ka kalim në fund të rrugicës.

Politika nuk mund të jetë reality show ku garuesit për të marrë votat e publikut bërtasin e gërçasin për të qenë protagonistë, por është një ndërmarrje serioze, madje shumë serioze. Ka në dorë fatet e të gjithë njerëzve që më pas do të zgjedhin në fund…/ TemA

Related Posts

VIDEO/ Kumbaro flet pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Arena
Uncategorized

VIDEO/ Kumbaro flet pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Arena

04/05/2026
Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare
Kryesore

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
Raporti i eurodeputetëve, Beleri dhe McAllister të shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri
Kryesore

Raporti i eurodeputetëve, Beleri dhe McAllister të shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Vendim i qeverisë, Kumbaro: Krijojmë Agjencinë e Shërbimeve Arsimore
Uncategorized

Vendim i qeverisë, Kumbaro: Krijojmë Agjencinë e Shërbimeve Arsimore

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)

05/05/2026
Këngëtarja e njohur bëhet pjesë e edicionit të “Ferma Vip”?

Për ju që e humbët, këta dy konkurrentë lanë mbrëmë “Ferma VIP”

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al