Gjirokastra hap sot zyrtarisht sezonin turistik. Me këtë rast janë programuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme nga bashkia e qytetit. Ndërkohë që prej dy ditësh ka nisur “Fustanella Festival’, një event i organizuar nga Ministria e Kulturës.
Kandidati për deputet i PS-së, Flamur Golemi, në një mesazh të shpërndarë në Facebook teksa i uron mirëseardhjen vizitorëve, thekson gjithashtu se në këto 4 vite Gjirokastra ka përfituar shumë investime prej qeverisë shqiptare.
“Katër vitet e fundit Gjirokastra ka përfituar miliona euro investime nga qeveria shqiptare, prej të cilave veçoj restaurimin e Pazarit, një punë fantastike që do t’i ndryshojë faqen pjesës më të bukur të qytetit. Në këto 4 vite janë bërë shumë për Gjirokastrën, por natyrisht jo aq sa kemi nevojë. Shumë kemi për të humbur nëse kthehemi sërish aty ku e gjetëm Shqipërinë katër vjet më parë. Vota për Partinë Socialiste është vota për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. Çdo alternativë tjetër na çon asgjëkundi”, shkruan Golemi.
/ArgjiroLajm.net/