• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat/ Pse u largua Prefekti i Gjirokastrës

21/10/2020
Prapaskenat/ Pse u largua Prefekti i Gjirokastrës

Largimi i prefektit të Gjirokastrës ishte diçka që pritej. Jo për shkak të performancës së tij e as të profilit që i dha institucionit në këto 3 vite, por për shkak të momentit politik ku ndodhemi. Tani që fushata ka nisur socialistët duan të përfshijnë të gjithë funksionarët e tyre në përpjekjen për të marrë mandatin e tretë. Ish numri dy i Qendrës së Radarëve, i cili u emërua Prefekt 3 vite më parë, ishte larg të qënit një person që mund të përfshihej në mënyrë proaktive në betejën elektorale të 25 prillit.

Odise Kote nga ana tjetër ka një përvojë të gjatë në strukturat e Partisë Socialiste dhe në organizimet elektorale. Nuk jemi duke thënë këtu që Prefektura Gjirokastër me Odise Koten do kthehet në shtab elektoral i socialistëve, por me atë në krye, pritshmëritë janë për një rol më aktiv në mbledhjen e votave dhe maksimizimin e rezultatit. Astrit Aliaj është i nje profili tjetër dhe në këtë moment politik ishte personi më i papërshtatshëm për socialistët. Kjo është arsyeja kryesore e lëvizjes së tij. Nga ana tjetër jemi ende në kushtet e një normaliteti. 3 vite janë mjaftueshëm për një mandat si përfaqësuesi i Kryeministrit në pushtetin lokal dhe kohë e plotë për të treguar veten. Analiza e mandatit 3-vjeçar të Astrit Aliajt kërkon një shkrim më vete.

Ai mbase mund të ketë vetëm një merak pas largimit nga ky pozicion. Nuk arriti dot të provonte, sipas tij, lidhjet tona me bandat e drogës. Ish-prefekti i Gjirokastrës është shprehur me zë dhe figurë se ArgjiroLajm.net ishte e lidhur me bandat e drogës, deklaratë që la pa gojë edhe Aida Hajnën, sot kreu i Byrosë së Hetimit, edhe Perlat Vatocin, drejtorin e Policisë Gjirokastër e plot të tjerë që ishin në atë sallë. Megjithatë ne s’kemi çfarë i bëjmë meraqeve të tilla. Si në shumë raste të tjera edhe kur na sulmoi publikisht pa asnjë shkak nuk e morëm seriozisht. Tani e tutje thjesht i urojmë shëndet e çdo të mirë tjetër.

©argjiroja.net 

Related Posts

Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026
Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin
Kryesore

Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

18/06/2026
Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al