• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas të rinjve, ja cila është grupmosha që shpenzon më shumë për argëtim

26/10/2020
Pas të rinjve, ja cila është grupmosha që shpenzon më shumë për argëtim

Grupmoshat e reja deri në 34 vjeç shpenzojnë më shumë në hotele dhe në restorante në raport me grup moshat e tjera të popullatës që jetojnë në Shqipëri. Pas të rinjve shpenzimet më të larta për argëtim i ka grup mosha 55-64 vjeç.
Monitor ka mbledhur të dhënat zyrtare të INSTAT nga anketa e nivelit të jetesës, të cilat tregojnë se gjatë vitit 2019 të rinjtë deri në moshën 24 vjeç kishin shpenzimet më të larta për argëtim, me rreth 11 për qind të shpenzimeve të tyre mujore. Këto shpenzime erdhën në rritje në raport me një vit më parë, kur ishin 9.5 për qind.
Grupi i tjetër i popullatës në moshë të re, 25-34 vjeç kishte shpenzimet më të larta për argëtim me rreth 6.4 % të shpenzimeve të tyre mujore.

Sipas INSTAT- shpenzimet e larta të të rinjve për bare e restorante në raport me totalin lidhen me faktin se ato kanë një buxhet të ulët në dispozicion për të shpenzuar, që e shpenzojnë kryesisht për bare e restorante, teksa një pjesë tjetër e nevojave të grupmoshave të reja të tilla si, të tilla si banesa, ushqimet etj. përballohen nga prindërit.
Grupmoshat e tjera nga 34-55 vjeç kanë shpenzime me të moderuara për argëtim duke i dedikuar më pak se 5 për qind te shpenzimeve mujore. Kjo lidhet edhe me faktin se, këto grupmosha janë të angazhuar më shumë me detyrime familjare dhe rritjen e fëmijëve.
Kur familjet çlirohen nga detyrimet “financiare” prindërore mbi moshën 55 vjeç nisin të shpenzojnë më shumë për argëtim. Sipas INSTAT grupmosha 55-64 vjeç shpenzoi në restorante dhe hotele 6% të buxhetit mujor më 2019 me një rritje 1 pikë përqindje në raport me vitin 2018.
Por të rinjtë nuk shpenzojnë vetëm të ardhurat e tyre në kafe, por edhe kohën. Një studim i kryer nga fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, rezultoi se të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.
Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related Posts

E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

Po rregullonte çatinë, 44-vjeçari nga Saranda rrëzohet dhe plagoset rëndë (Emri)

13/07/2026
Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza
Kryesore

Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza

13/07/2026
Ish-ministri i kapur në përgjime, reagon Damian Gjiknuri
Kryesore

Damian Gjiknuri: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba dhe nuk i njoh personat! Sfidoj avokatin të nxjerrë provat ose të dorëzojë licencën

13/07/2026
Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë
Kryesore

Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë

13/07/2026
Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog
Kryesore

Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog

13/07/2026
Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”
Kryesore

Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”

13/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

13/07/2026
Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

13/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al