• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid ‘mbërthen’ Italinë, pritet vala e dytë

26/10/2020
Covid ‘mbërthen’ Italinë, pritet vala e dytë

Nëse u hedh një sy lajmeve të Italisë në këtë moment, të krijohet përshtypja se je ende në mars. Spitale të reja Covid, mjekë të tejlodhur dhe viktima janë ato çka dominojnë titujt kryesorë.

Të mërkurën, numri i të vdekurve arriti në 125 në një periudhë 24-orëshe për herë të parë që nga maji kur ky vend ishte ende në karantinë dhe shihej si paralajmërues i asaj që do të vinte.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese në lidhje me kthimin e COVID në Itali është se atje është bërë gjithçka që ekspertët si dr. Anthony Fauci kanë këshilluar.

Maskat në mjedise publike kanë qenë të detyrueshme për muaj, distancimi shoqëror zbatohet fuqimisht, klubet e natës nuk janë rihapur kurrë dhe arenat sportive janë me më pak se një të tretën e kapacitetit.

Në shkollat e rihapura, nxënësit testohen rregullisht dhe janë të distancuar në mënyrë rigoroze, dhe megjithatë, vala e dytë duket krejtësisht e pandalshme.

Ndërsa përjashtojnë një bllokim tjetër të plotë, zyrtarët italianë të shëndetësisë po u kërkojnë njerëzve të kufizojnë lëvizjet e tyre, edhe pse shqetësimi rritet se duke i mbajtur në shtëpitë e tyre, ata po inkurajojnë pa festat private ku përhapja duket se është më e madhja për momentin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 80.3 përqind e infeksioneve të reja “ndodhin në shtëpi” ndërsa vetëm 4.2 përqind vijnë nga aktivitete rekreative dhe shkolla.

Të mërkurën, Italia regjistroi 15 199 infeksione të reja – gati trefishi i ditës më të keqe të pandemisë marsin e kaluar dhe një normë për frymë, që është ekuivalente me 90 000 raste të reja në një ditë të vetme në SHBA, një nivel që nuk është arritur ende.

Walter Ricciardi, i cili në Itali mban të njëjtin pozicion si Anthony Fauci në SHBA, thotë se në këto kushte, metoda tradicionale e testimit dhe gjurmimit nuk mjafton.

Në njëfarë mënyre, rritja e rasteve të reja lidhet me skemën agresive të testimeve në Itali, falë të cilës janë shtuar testet në aeroporte dhe klinika private, duke ia hequr këtë “monopol” shtetit. Por autoritetet janë shumë të shqetësuara se pavarësisht kësaj, përhapja e virusit është e vështirë të kufizohet.

Ekspertët thonë se shkak për këtë mund të jenë njerëzit në moshë relativisht të re, të cilët janë të bindur se nuk do të infektohen dhe si pasojë, nuk shmangin grumbullimet. Për këtë arsye, në qytete të mëdha si Milano, Roma dhe Napoli janë vendosur orare kufizimi.

Italia nuk është e vetmja në këtë situatë. Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Britania e Madhe po përjetojnë situata të ngjashme.

Edhe në Gjermani, ku të mërkurën numri i rasteve ditore arriti rekordin 10 mijë, autoritetet po bëjnë “fajtorë” pikërisht moshat e reja.

Lothar Ëieler, president i qendrës së kontrollit të sëmundjeve, i tha rrjetit DË se problem nuk janë njerëzit që shkojnë në punë. “Ne nuk shohim kaq shumë shpërthime në vendet e punës ose në transportin publik, por ato vijnë kryesisht nga takimet e afërta, festat, grumbullimet e ndryshme apo dasmat “, tha ai. “Ne nuk duhet të kemi shumë nga këto ngjarje.”

Pak ditë më parë, kryeministri italia, Giusepe Conte, në një fjalim në Senat tha se nuk do të ketë karantinë të dytë, por u këshilloi qytetarëve të kufizojnë udhëtimet.

“Ne nuk mund të përdorim të njëjtën strategji për të luftuar valën e dytë siç bëmë në pranverë”, tha ai. “Tani ne jemi në një situatë tjetër nga ajo ku ishim në mars – atëherë nuk kishim mjetet për të diagnostikuar. Tani jemi më të përgatitur falë punës së madhe dhe sakrificave të të gjithëve”.

Por për shumë, sakrificat që ndihmuan gjatë valës të parë e kanë humbur vlerën e tyre dhe tani është njësoj sikur ato të mos ishin bërë fare.

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

MOTO GP/ Bezzecchi triumfon në Indonezi, italiani dominon garën, hyn në “betejën” për titull

MOTO GP/ Bezzecchi triumfon në Indonezi, italiani dominon garën, hyn në “betejën” për titull

12/10/2026
Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve në Turqi, Muçi gjen golin, shkëlqen Rey Manaj, dopietë dhe asist – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve në Turqi, Muçi gjen golin, shkëlqen Rey Manaj, dopietë dhe asist – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al