• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drugdhendësi gjirokastrit: Më mirë 2 pare këtu se mëditës në dhe të huaj

22/05/2017
Drugdhendësi gjirokastrit: Më mirë 2 pare këtu se mëditës në dhe të huaj

Anastas Petridhi, 55 vjeç është mjeshtri i gdhendjes në dru, ai ka mbi 30 vjet që ushtrohet në këtë zanat të fituar në vitet ’80.

Në fillim të viteve ’90 ka emigruar në Greqi për një jetë më të mirë, ndërkohë që aventura e tij 25-vjeçare përtej vendit, përfundoi para disa kohësh, kur Anastasi, vendosi të rikthehej në vendlindje.

Vendimi i tij për t’u rikthyer në Gjirokastër, nuk ishte i lehtë për të dhe familjen, por me besim për të rivënë në punë zanatin e tij nuk e ka lënë pa shpresë.

“Përvoja ime në profesionin e gdhendësit të drurit është mbi 30 vjet, pothuajse 31-vjeçare. Punën e kam filluar me dëshirë dhe pasion dhe e kam mësuar në ish ndërmarrjen artistike shtetërore të Gjirokastrës.

Me ndërrimin e sistemeve kam punuar në Greqi. Jam kthyer dhe mendova të hap një biznesin tim në këtë punë artizanale që ju e shihni edhe sot. Këtu është një zonë muzeale, vizohet pothuajse nga e gjithë bota.

Unë mundohem që të plotësoj të gjitha kërkesat dhe dëshirat e tyre edhe në momentin që ata vizitojnë dyqanin edhe me një shërbim tjetër që quhet pirografi. Bëjmë disa dedikime dhe personifikime në dhuratat që marrin ata sipas dëshirës”, shprehet ai.

Pas kthimit në vendlindje, Anastasi mori me qira një dyqan në zonën karakteristike të Gjirokastrës, në Qafën e Pazarit dhe aty punon me daltë dhe instrumente të tjera gdhendjeje.

Ai zgjedh drurin që është i qëndrueshëm dhe më pas i jep format e ndryshme të cilat shumë u bëjnë përshtypje blerësve vendas dhe të huaj.

Këta të fundit nuk mungojnë përgjatë gjithë ditës teksa kureshtjen që kanë për këto objekte, e kulmojnë me blerjen e tyre me çmime të arsyeshme për xhepin e tyre.

“Ky dyqan është i mrekullueshëm ndonëse i vogël. Ka objekte mjaft të bukura të punuara në mënyrë artizanale, karakteristike që janë origjinale dhe identike që simbolizojnë Shqipërinë. Vërtetë më pëlqejnë”, thotë një turist.

“Nuk kam parë më herët diçka të tillë dhe është fantastike. Unë bleva diçka të bukur dhe domethënëse një palë gërshërë në miniaturë druri që janë dhuratë për nënën time në Holandë”, shprehet një tjetër.

Në dyqanin e Anastasit ekzistojnë mbi 210 objekte të ndryshme të punuara nga dora e tij dhe që janë gati për t’u shitur.

Vetë ai është i kënaqur me biznesin e çelur në Gjirokastër dhe shpreson në lehtësirat fiskale që qeveria lokale ka premtuar për këtë kategori biznesi në zonën historike.

Megjithatë vetë mjeshtri i gdhendjes në dru, ka një merak. Të rinjtë, pak afrohen ose aspak për të mësuar një zanat të tillë, fitimet e të cilit do të ishin të frytshme pas pak kohësh.

“Të rinjtë nuk e gjejnë dot veten, nuk e kanë atë durimin që ka brezi ynë. Këtu nuk mungon vetëm dëshira, ky profesion mund të cilësohet si në zhdukje, nuk mbështet edhe shumë nga shtetit. Ndaj apeloj për më tepër mbështetje nga shteti”, thotë ai.

Mjeshtri gjithsesi, është i kënaqur me çeljen e një biznesi të vogël artizanal, pasi siç shprehet gjithmonë, më mirë dy pare në vendlindje dhe të jesh mes shoqërisë dhe familjarëve, sesa mëditës në vend të huaj./report tv

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al