• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi nis takimet në terren: Pas zgjedhjeve do vij më shumë se s’dua të më ikin edhe mua fëmijët nga Shqipëria!

05/11/2020
Monika Kryemadhi nis takimet në terren: Pas zgjedhjeve do vij më shumë se s’dua të më ikin edhe mua fëmijët nga Shqipëria!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me banorët e prekur nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit vitin e kaluar, në Durrës, nga ku akuzoi qeverinë se projekti i rindërtimit është vetëm në 3D, e në terren njerëzit nuk shohin asgjë. Kryetarja e LSI-së, u përball me revoltën e qytetarëve, të cilët akuzuan Bashkinë e qytetit bregdetar dhe kryeministrin Edi Rama, se kanë një vit që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje dhe shpresë për shtëpitë e tyre

“Nuk e kuptoj pse e zvarritën një vit këtë pallatin tonë. Se unë e di që kanë marrë ndihma shumë këta”, u shpreh një banore.

“Se nuk kanë mundësi, para”, iu përgjigj Kryemadhi qytetares.

Kryemadhi theksoi se në cilësinë e kryetares së LSI, ajo nuk do i braktisë qytetarët pas zgjedhjeve.

“Sheh Monikën e të duket sikur sheh gjithë politikën e ke të drejtë se dhe ne kemi përgjegjësinë tonë, këtu fitonte PS ja lënin PS, fitonte PD ia lenin PD.

E ne sipas territoreve kështu e kemi parë. Por sic ndodh në Durrës, Tiranë, Shijak, njerëzit kanë revoltë kur shohin njerëz publik, se janë lodhur. Hajde një ik një bë pallate, autostrada, njerëzit rrinë aty ku janë.

Kam dhe unë faj që s’kam fol, që kam mbyll sytë, po si është më mirë, që mos vij të takoj ty fare apo të dal nga foltorja e partisë e të bëj propagandë?

Më mirë të vij e të dëgjoj ty. Pas zgjedhjeve do vij më shumë se unë kam një hall si kanë ikur fëmijët e tu nuk dua të më ikin mua, edhe goca jote që ka ikur më fëmije të vijnë këtu, se po nuk erdhën kush do punoj?

Problemi qëndron se ne nuk është cështje flamurësh, se këtu ka dhe socialistë e demokratë e pa parti, këtu është cështja do e zgjidhësh apo jo. Në Tiranë janë shpallur tendera 70 milionë euro për shtëpitë, le të bëjnë cfarë të duan, por mua ma ndërto aty ku e kisha. Se problemi është që këta nuk i lënë të ndërtojnë vetë.

Për fushatë mos u bë merak se fushata fillon muajin e fundit e atëherë do shikoni ju kur t’ju vijë thesi i miellit“, u shpreh Kryemadhi.

Duke habitur me deklaraten e saj, pasi femijet i ka ne shkolle jashte vendit, ne shkollat me te shtrenjta te Londres!

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nis nesër në Shqipëri Kampionati Europian i Socca-s, gjithçka gati

Nis nesër në Shqipëri Kampionati Europian i Socca-s, gjithçka gati

19/05/2026
Nis nesër në Shqipëri Kampionati Europian i Socca-s, gjithçka gati

Nis nesër në Shqipëri Kampionati Europian i Socca-s, gjithçka gati

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al