• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktori i humorit flet për betejën me Covid, Llakaj: Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë

06/11/2020
Agron Llakaj fiton betejën me Covid dhe ka dy fjalë për të gjithë

Aktori Agron Llakaj ka treguar për herë të parë pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ në një intervistë me Anila Çelën në ‘News 24’ si e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti. Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.
“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdesshmi sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin. Kështu në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”- është shprehur Llakaj.
‘Nuk e bëra publike lajmin, qëndrova i heshtur, por mungesa ime në televizion u kuptua dhe njerëzit pyesnin ku është. Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë. Qëndruam 14 ditë të izoluar, le të themi që ishte nja kalim i moderuar, nuk mund ta themi i lehtë por as i rënduar jo, e morëm me sportivitet. Unë, gruaja dhe mbesa ime qëndruam të mbyllur në shtëpi. Erdhi një moment që u rënduam dhe vajza ime na tha se vinte të na shërbente edhe pse ajo nuk ishte e prekur me koronavirus. Na tha le ta marr, unë do t’ju përgjigjem dhe për 5 ditë na ka qëndruar pranë vajza. Nuk ka diçka specifike Covid-19 secili e kalon në mënyrën e tij. Në ditën e 12-të bëmë një skaner se kishim dhe kollë. Doli që kishim një prekje të lehtë të mushkërive. Bëmë një antibiotik 3 ditorë rritëm elementët e hollimit të gjakut dhe ditën e 16-të unë dola në punë”- shtoi më tej aktori i humorit.
Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.
“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur Llakaj.

Related Posts

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese
Lifestyle

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

10/02/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Lifestyle

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

09/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026
Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)
Lifestyle

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al