Një natë më parë kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko ka sulmuar portalin ArgjiroLajm.net përmes një shënimi të gjatë të postuar në faqen e tij në Facebook. I “tërbuar” nga shkrimi “48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?”, ai e quan shkrimin “trillim nga një çerr i Rilindjes”.
Sqarojmë lexuesit tanë dhe kryetarin e PD-së në Gjirokastër se shkrimi në fjalë nuk fliste fare për presion të Roland Bejkos ndaj Lulzim Bashës në mënyrë që ai ta përfshijë në listat e kandidatëve për deputetë. Një interpretim të tillë e kanë bërë portale të tjera që e kanë marrë shkrimin prej nesh (Tema.al dhe 360grade.al).
ArgjiroLajm.net risjell më poshtë shkrimin me shpresën se Roland Bejko do të jetë më i kthjellët kur ta lexojë.
Gëzohemi pa masë që e shohim në krah të ish-kryetarit të PD-së, Altin Çomo, të cilin e akuzonte në vitin 2013 bashkë me Genc Rulin për humbjen në Gjirokastër. Ky është një lajm shumë i mirë për Partinë Demokratike. Shpresojmë që “dashuria” mes tyre të mos mbarojë edhe nëse njëri apo asnjëri prej tyre mund të mos jetë në listat e deputetëve të Bashës.
Më shumë radhë sesa këto që të kushtuam nuk meriton z.Bejko. As ju dhe as ish-drejtori e Rilindjes që keni “marrë me qira” për portalin tuaj “Jugu News”, portal me të cilin i bëni lavazh truri militantëve të partisë tuaj.
Suksese në fushatë!
/ArgjiroLajm.net/