Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, Agron Mahmutaj ka ndërruar jetë mbas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi u infektua me Covid-19. Mësohet se avokati Mahmutaj ishte infektuar me koronavirus disa javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Rajonal të Beratit. Pas një agravimi të situatës së tij, ai kaloi në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku qëndroi i intubuar për dy javë. Ditën e djeshme ai ka humbur betejën me virusin SarsCov2.