• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria i bashkohet nismës për rekord Guiness/Mbillen 1000 fidanë pemë të dhuruara nga Turqia

11/11/2020
Shqipëria i bashkohet nismës për rekord Guiness/Mbillen 1000 fidanë pemë të dhuruara nga Turqia

Turqia i ka dhuruar vendit tonë 1000 fidanë pemë, të cilat do të mbillen në liqenin e Farkës. Në aktivitetin “Frymëmarrje për të ardhmen” i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij falënderoi publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për dhuratën e çmuar.
Ai tha se ky është një aksion që po ndodh në të njëjtën orë në disa vende të botës, ndërsa do të mbillen gjithsej 11 milionë fidanë, duke e futur këtë nismë në librin Giness. Mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare tha se Erdogan është mik i shqiptarëve.
“Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness. Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Jam krenar që sot ne shohim frytet e prekshme të moratoriumit që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse nevojave të popullsisë në zona të caktuara. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit dhe të faunës, çka mund të shihet në mënyrën më spektakolare në parkun kombëtar të Divjakës. Ku kemi një destinacion ndërkombëtar për ata që janë të pasionuar për specie të ndryshme. Jemi sot që flasim në një kantier pranë Tiranës, në Porto Romano. Në muajin dhjetor, ministria e Bujqësisë, bashkë me ministrinë homologe të Turqisë, do të ulen së bashku për të diskutuar një plan të përbashkët ku ndër dimensionet e tjera është dhe dimensioni i gjelbër. Turqia është një nga shembujt domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne. Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”, tha Rama.

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Më shumë gara Sprint nga 2027-ta, Formula 1 mund të ndjekë shembullin e MotoGP-së

Më shumë gara Sprint nga 2027-ta, Formula 1 mund të ndjekë shembullin e MotoGP-së

17/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Hidhet poshtë kërkesa e Dinamos për shtyrjen e ndeshjes, me Vorën luhet të dielën – Balkanweb.com – News24

17/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al