• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Brisi: Qeveria t’i lërë mënjanë gënjeshtrat e fyerjet, të miratojnë fondin për rimbursimin e barnave për trajtimin e Covid 19

11/11/2020
Brisi: Qeveria t’i lërë mënjanë gënjeshtrat e fyerjet, të miratojnë fondin për rimbursimin e barnave për trajtimin e Covid 19

Në një dalje publike për mediat, Brisida Shehaj Kryetarja e LSI-së në Tiranë, ka denoncuar situatën e krijuar nga pandemia e koronaviruusit në spitale.

Shehaj u shpreh se kushtet e shkëlqyera që pretendon Edi Rama në spitale, ekzistojnë vetëm në videot e ERTV.

Shehaj i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të mos vazhdojë më me fyerje ndaj opozitës, por të marrë masa urgjente për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Deklarata e plotë e Brisida Shehajt:

Situata e pandemisë po bëhet përditë më e rëndë dhe më e vështirë. Qeveria vazhdon të drejtojë me video dhe me Facebook. Kemi shtretër në video por kemi radhë të gjata ambulancash në spitale. Kemi titullarë që deklarojnë se barnat dhe shërbimi në banesë rimbursohen por realiteti flet për miliona lekë borxhe te familjet shqiptare për të përballuar covid 19.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër. Video flet vetë, titullarët nuk dinë me çfarë të deklarojnë, ndryshe në emisione ndryshe në realitet.

Paaftësinë e tyre korrupsionin e tyre ua faturojnë si faj shqiptarëve. Sot, shqiptarët nuk kanë protokolle siç ka Italia meqenëse qeveria ka dëshirë të krahasohet me ta.

Sot shqiptarët nuk kanë shërbim mjekësor në banesë. Sot shqiptarët përballen me çmime abuzuese të barnave. Sot shqiptarët kanë një kryeministër që u jep video në vend të trajtimit dhe kurimit.

Sot shqiptarët kanë si aleat të vetëm mjekët dhe infermierët të cilët janë si një ushtri pa drejtim, pa koke, pa motivim.

I bëjmë thirrje qeverisë t’i lërë mënjanë gënjeshtrat dhe fyerjet por që nesër të miratojë protokollin e mjekimit në banesë po se bëjnë dot ta marrin copy paste nga Italia. Dhe po nesër të miratojnë fondin për rimbursimin e barnave për trajtimin e Covid 19. Po e mbyll duke ju treguar dhe njëherë videon që bërtet më shumë se fjalët tona.

Related Posts

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026
Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Kryesore

Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit

03/02/2026
Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë
Kryesore

Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al