• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid/Brataj: Virusi po pëson mutacione. Qëndrimi shtrirë, faktor favorizues për të

12/11/2020
Covid/Brataj: Virusi po pëson mutacione. Qëndrimi shtrirë, faktor favorizues për të

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se koronavirusi po vijon të bëjë mutacionet e veta, por për fatin e mirë ato nuk janë më agresive.
“Ndryshimet janë jo vetëm në membranën sa i përket proteinës, por edhe enzima që bën aktivizimin e proteinës, në membranën ku kapet cCovid. Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv”, tha Brataj.
Sipas tij, komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë por kap edhe organe të tjera të trupit.
“Kap cdo organ, nuk është thjesht i mushkërive”.
“Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.
Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi.
Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.
Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese.
3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.
7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit.
Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket.
Me këtë sëmundje që jemi sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet se jo cdo dhimbje e kollë është covid. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar”.
Brataj tha se është e rëndësishme që pacientët të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë.
“Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë, sado në moshë të jenë këshillojini të lëvizin e mos rrinë shtrirë 24 orë”.
Forma e lehtë e virusit tha Brataj karakterizohet nga shenja të lehta, e “në këto momente nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas 5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë indikatorë”.
Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, me rëndësi për mjekun është të kuptojë çfarë pacienti ka përballë, dhe s e përballon nga ana emocionale lajmin për prekjen nga koronavirusi, apo faktin që mund të ketë vështirësi në frymëmarrje.
“Vështirësia në frymëmarrje, duhet të ketë dy momente që duhet ti ndajmë, sa i ndjeshëm është pacienti, pra sa veta ju marrin në telefon në ditë nju thonë jam me Covid vetëm se kanë qenë kontakt, duhet të jetë një terapi qetësuese që heq ankthin”.
Deklaratat e Bratajt u bene gjate nje trajnimi për mjekët dhe infermierët per përballimin e urgjencave, mënyrat e trajtimit sipas formës së sëmundjes, medikamentet e përdorura, udhëzuesin dhe principet e trajtimit tek fëmijët për përballjen me virusin e rrezikshëm.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

21/12/2025
Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al