• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk jemi para valës, por para stuhisë!

14/11/2020

Nga Lutfi Dervishi

Ka një debat politik për kapacitetet në spitalet covid. Janë plot apo ka vende bosh? Debat shterpë. Epidemologët këtu dhe gjetiu po thonë se muajt në vijim do të jenë më të vështirët. Numri i të infektuarve rritet dhe është fakt se kapacitetet spitalore po ezaurohen.

Nëse ka sot vende bosh, e sigurtë është se me këtë ritëm nesër nuk do të ketë.
Madje nëse i biem ziles së alarmit që sot për këtë realitet me të cilin do të ballafaqohemi shpejt, ndoshta të shpenguarit dhe ata që ende nuk besojnë se virusi është mes nesh do të respektojnë distancat, do të lajnë duart dhe do të mbajnë maskë. Ndoshta, ndoshta do të na kursehen takimet elektorale në ambiente të mbyllura për zgjedhjet që do të mbahen pas 6 muajsh.

Janë afro 14 mijë “raste aktive”, do të thotë njerëz të infektuar që duhet të qëndrojnë në izolim, se përndryshe përhapin virusin. A janë në vetizolim? Kjo është një pyetje retorike. Përhapja e virusit tashmë nuk është nga një individ te tjetri, por nga një lagje te tjetra, nga një qytet te tjetri.

Tirana është kthyer në zonë të kuqe dhe nëse në muajin mars pyetja ishte: a njeh dikë që ka koronën, tani pyetja është: a njeh dikë që nuk është infektuar? Dhe ata që janë të pa infektuar janë të bindur se patjetër në mos sot, nesër nuk do të shpëtojnë dot.

Nëse në Itali dhe Greqi masat shtrënguese janë më të ashpra në një përpjekje për të mos pësuar kolaps sistemi spitalor, këtu debati është krejt tjetër. Greqia nga e hëna mbyll edhe çerdhet dhe shkollat!

Liderët fetarë, “barinjtë” janë infektuar dhe po mjekohen jashtë. Këtu kanë mbetur “delet”, përpara është dimri i dytë, ndërsa barinjtë politikë e kanë mendjen tek 25 prilli. Vijon fushata. Ende nuk kanë kuptuar se nuk jemi përballë valës së dytë, por para stuhisë!

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al