• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

Nga Berat Buzhala

Disa prej atyre që për vite ia mbajtën mikrofonin pushtetit, papritmas e zbuluan revolucionin. Nuk i bindi protesta. I trembi mundësia që Rama po binte.
Unë i mbështes protestat. Por nuk i mbështes rrenat.

Gjithashtu, nuk i mbështes protestat prej tutës se mos po bie Rama dhe tash është momenti i fundit me ndërru anë. Nuk e mas qëndrimin tim me jetëgjatësinë e pushtetit të dikujt.

Shqipëria ka kaluar një periudhë të rëndë gjatë javëve dhe muajve të fundit. Ka pasur revoltë organike kundër një qeverie dhe një individi që kanë qëndruar gjatë në pushtet. Shqiptarët kanë arsye për pakënaqësi. Kanë arsye të protestojnë. Kanë të drejtë të kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Për këtë nuk kanë nevojë as për lejen time, as për lejen e qeverisë.

Por pakënaqësia e vërtetë nuk e bën automatikisht të ndershëm secilin që futet brenda saj. Një protestë mund të nisë prej halleve të qytetarëve dhe të shfrytëzohet prej njerëzve që kanë krejt interesa të tjera. Kush e përjashton këtë mundësi vetëm pse e urren Ramën, po refuzon me pa.

Unë kam dyshime serioze për përpjekjet e aktorëve të jashtëm për ta shfrytëzuar situatën në Shqipëri. Këtu mendoj sidomos për interesa që lidhen me Turqinë, Rusinë dhe Serbinë, por edhe për rrjete radikale që përplasen me njëra-tjetrën në teori e bashkohen për mrekulli kur u duhet kaosi.

Kjo nuk e zhvlerëson revoltën e qytetarëve. Përkundrazi, e bën edhe më të rëndësishme që protesta të mos ua lëshojë drejtimin atyre që kanë ardhur me agjendën e vet.

Megjithatë, ajo që më ka befasuar më së shumti këto ditë është sjellja e një pjese të mediave të mëdha.

Papritmas, nëpër studio u krijua përshtypja se gjithçka fillonte dhe përfundonte te dhuna policore. Çka kishte ndodhur përpara ndërhyrjes së policisë, kush kishte hedhur gurë, kush kishte sulmuar dhe kush kishte koktej molotovi në dorë, kalonte në plan të dytë.

Publikut i tregohej reagimi. Shkaku mbetej jashtë kuadrit.

Po aq zell pati për ta analizuar një deklaratë të Vuçiqit, i cili fliste mirë për Ramën. Unë ato fjalë i lexova si sabotazh politik. Vuçiqi e di shumë mirë çfarë peshe ka emri i tij në publikun shqiptar. E di që, nganjëherë, mënyra më e mirë për t’ia dëmtuar imazhin dikujt është me dalë e me e lavdëru.

Kurse studiot e trajtonin lavdërimin e tij sikur kishin zbuluar provën përfundimtare kundër Ramës.

Nuk më ka befasuar Syri. E ka politikën e vet redaktuese dhe publiku e di ku qëndron. Madje, as News 24 nuk më ka befasuar. Irfani po e bën edhe betejën e vet.

Më kanë befasuar disa nga këto mediat e tjera, të mëdhat. Më kanë befasuar analistët e oborrit qeveritar, të cilët papritmas filluan të flisnin sikur sapo kishin zbritur nga barrikadat.

Përshtypja ime është e thjeshtë: u bindën se Rama mori fund. Prandaj provuan ta kapnin kthesën e fundit, para se të mbyllej rruga.

E dëgjova një drejtuese të rëndësishme të një emisioni politik duke iu hakërryer një deputeti socialist. I bërtiste në studio se Shqipëria ishte ngritur kundër tyre.

Jo, motër. Mos e përjashto veten kaq lehtë.

Nëse ajo revoltë është kundër rendit që është ndërtuar në Shqipëri, atëherë është edhe kundër teje. Kundër medias tënde. Kundër mënyrës se si interesi i pronarit është shitur si interes publik dhe pazari i biznesit është paketuar si gazetari.

Nuk mundesh me i shërby një rendi për vite dhe me mendu se i shpëton përgjegjësisë vetëm duke ia ngritur zërin një deputeti në emisionin e fundit.

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën
Kryesore

Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën

24/10/2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit
Kryesore

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit

24/10/2026
Pamje të rënda/ Momenti kur merr flakë polici para selisë së PS-së (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Momenti kur merr flakë polici para selisë së PS-së (VIDEO)

24/10/2026
Tjetër protestë e dhunshme në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Kryesore

Tjetër protestë e dhunshme në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

24/10/2026
Albana Koçiu për protestën: Dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë
Kryesore

Albana Koçiu për protestën: Dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al