• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Zbulova që ishte i martuar, kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë, dhe mua”, historia e vajzës nga Tirana që përfundoi në polici

14/11/2020
“Zbulova që ishte i martuar, kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë, dhe mua”, historia e vajzës nga Tirana që përfundoi në polici

XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë ndaj i kërkova të ndaheshim”.

Por pikërisht kjo kërkesë e vajzës e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas ka shtuar dozat duke e kërcënuar.

Sipas dosjes në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer një sërë veprimesh që kanë shkaktuar tek ish e dashura e tij stres dhe ankth të vazhdueshëm.

“Ky person më kërcënoi dhe në një moment ngriti bluzën dhe më tregoi pistoletën, kërkoi që të dilja nga lokali ku gjendesha me shoqërinë dhe ta sqaroj”, rrëfen e reja sipas të cilës sjellja e tij u rëndua pasi ajo i kishte kërkuar ndarjen. “Filloi të më përndjekë duke më shkaktuar ankth dhe frikë për jetën. Isha e ulur në një lokal pranë 11 janarit, kur më telefonoi A. K. më pyeti ku ndodhesha. Kur erdhi dhe kërkoi sqarim i kërkova që nëse kishte ndërmend të vazhdonte duhet të vendoste ose mua ose gruan, por ai m’u përgjigj me ironi duke më thënë se nuk më iku koha dhe se kisha kohë për të krijuar familje”.

E reja citon frazën e A. K “më tha nuk i lë dot fëmijët, do pi kokrra dhe do vdes më mirë”. Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë akoma më të vendosur vajzën që sipas dosjes i ka kërkuar të martuarit që të largohej dhe ta linte në jetën e saj.

“Gjatë gjithë natës më shkruante që gjasme ishte në spital, por në të vërtetë nuk ishte në spital. Kur fliste në telefon se thoshte se nuk dinte sa do ta mbanin, befas më preu rrugën me makinë tek 21 dhjetori dhe bërtiti të gjeta. “E reja shton se e alarmuar ajo ka devijuar rrugën dhe ka hyrë nëpër rrugica por që është ndjekur me makinë nga ish i dashuri derisa ka hyrë në një rrugë pa krye.

“U afrua tek xhami i makinës, por e bllokova. Tentoi ta hapte derën, por nuk mundi. Më shau me fjalët më të pista dhe më kërcënoi”, shton vajza.

Sipas prokurorisë në vendngjarje kanë ndërhyrë disa të rinj që kanë sfumuar grindjen dhe pas qetësimit e reja ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë drejt komisariatit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë.

Vajza tregon “ky person është i fiksuar, kërkon të më mbajë nën kontroll dhe të më mbajë në lidhje me pahir. Ai kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë dhe mua që më kërcënon o me mua o e vdekur”.

Por e pyetur nga policia se përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët ajo përgjigjet “kisha menduar se në mënyrë paqësore do kthehej tek gruaja dhe do më harronte, por gjendja sa po vjen dhe acarohet, ndaj në këtë moment nuk pashë zgjidhje”.(SI)

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkak skandali i spiunazhit, klubi anglez përjashtohet nga Play Off për ngjitjen në elitë

Shkak skandali i spiunazhit, klubi anglez përjashtohet nga Play Off për ngjitjen në elitë

19/05/2026
Vllaznia nis misionin titull, blutë testi i parë i madh

Dinamo duhet harruar sa më shpejt/ (Jo) Optimizmi i shkodranëve në 180 minuta

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al