• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, zbulohen SMS-të drejtuar vëllait: 5 mijë € po deshe të shohësh motrën

18/11/2020
Zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, zbulohen SMS-të drejtuar vëllait: 5 mijë € po deshe të shohësh motrën

Vajza 19-vjeçe me origjinë shqiptare, Artemis Vasili vijon që të jetë e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Ditën e sotme në mediat greke, avokati i familjes ka deklaruar se vëllait të shqiptares së humbur i ka ardhur një mesazh nga një individ që i kërkonte 5 mijë euro në mënyrë që të lirojnë motrën e tij.

“Ai mori disa mesazhe me tekst në celularin e tij, ku i thuhej që nëse do të paguante një shumë dhe konkretisht 5,000 euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi. Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme.

Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazhit që të na jepte një send (provë) qe e kishte vajzën, por ai u zhduk. Ne i dhamë të gjitha informacionet autoriteteve kompetente dhe do të paraqesim një proces gjyqësor për zhvatje dhe mashtrim për sms-të që vëllai i vajzës mori në celularin e tij.

Besoj se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve që është grua” tha Anastasios Dougas, raporton ABC News.

Vajza u zhduk në 16 tetor, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune.

Më pas për herë të fundit është fiksuar nga disa kamera në një stacion autobusi, por edhe pse mori disa dëshmi të qytetarëve, policia nuk ra në gjurmët e vajzës.

Ditën kur Artemis u zhduk, kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al