• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza/ Trump “shuplakë” aleatëve, tërheq trupat nga Afganistani dhe Iraku

18/11/2020
Analiza/ Trump “shuplakë” aleatëve, tërheq trupat nga Afganistani dhe Iraku

Plani i Trumpit për të zvogëluar numrin e ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe Irak në 2500 deri në mes të janarit është një shuplakë në fytyrën e aleatëve dhe fuqizon forcat ekstremiste.
Nga Ines Pohl, DW
Shpresat që qeveria e paparashikueshme dhe egoiste e Donald Trumpit do të përfundonte me fitoren e qartë të Joe Biden tani u shuan edhe një herë. Edhe për nëntë javë, Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të ketë në duar çelësat e pushtetit. Dhe ai është i gatshëm të përdorë pushtetin e tij deri në orët e fundit.
Këtë e dëshmon njoftimi i tij për ta zvogëluar praninë e trupave amerikane në Afganistan nga rreth 4500 në 2500 – dhe në Irak nga rreth 3000 në 2500 – deri në 15 janar. Pra vetëm pesë ditë para se të duhet t’i dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij, Joe Biden.
Ky vendim i papërgjegjshëm, i nxituar peshon shumë. Së pari, kjo vlen për njerëzit e prekur në të dy vendet.
Luftërat nisën pa ndonjë strategji të mirëmenduar. Për Irakun u tha pretendimi i rremë se ky vend kishte armë të shkatërrimit në masë. Në Afganistan, Shtetet e Bashkuara marshuan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Së bashku me NATO-n dhe aleatët e tjerë. Ndërhyrja e udhëhequr nga SHBA u pozicionua në një konflikt aktiv pa ndonjë strategji të qartë.
Trupat amerikane ofrojnë njëfarë parashikueshmërie
Dekadat e luftërave lanë plagë të thella në të dyja vendet. Shtete të qëndrueshme që mund të mbrojnë qytetarët e tyre nga dhuna nuk ekzistojnë as në Afganistan dhe as në Irak. Situata aktuale është absolutisht e pakënaqshme në shumë mënyra. Nuk ka dyshim për këtë.
E megjithatë prania e trupave amerikane lejon njëfarë parashikueshmërie. Në Afganistan ato janë një mjet për të ushtruar presion në bisedimet e bllokuara të paqes me Talibanët. Po të tërhiqen amerikanët në mënyrë të parregullt, dera do të hapet për forcat radikale.
Në Irak u pa se sa i erdhi kjo për mbarë IS. Siria është gjithashtu provë se vakumi i pushtetit që krijohet plotësohet nga forca të tjera që ndjekin vetëm interesat e tyre. Kjo është e rrezikshme për komunitetin botëror. Dhe vdekjeprurëse për të gjithë afganët që po luftojnë sot për një shtet demokratik që vlerëson të drejtat e njeriut.
Jo e ardhme për NATO-n
Tërheqja e pakoordinuar e Trumpit është edhe një shuplakë në fytyrën e aleatëve ndërkombëtarë. E para dhe më e rëndësishmja, NATO-ja, e cila pas 11 shtatorit vuri në përdorim klauzolën e mbrojtjes reciproke, për të qëndruar pranë SHBA. Dhe tani është pikërisht Presidenti i SHBA, që thyen rregullin e hekurt: së bashku brenda, së bashku jashtë. Partnerët e NATO-s janë plotësisht të varur nga mbështetja logjistike e SHBA në misionin e tyre në Afganistan.
Unë mendoj se është e drejtë që Donald Trump e detyroi Evropën dhe shprehimisht Gjermaninë, të shpenzojë më shumë para në aleancën e mbrojtjes dhe gjithashtu të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake. Por që të shkurtosh në mënyrë drastike pa e zgjatur marrëveshje komplekse siç është prania e përbashkët ushtarake në Afganistan është diçka krejt tjetër. Kur vendi më i rëndësishëm anëtar nuk i përmbahet asnjë marrëveshjeje, aleanca nuk ka të ardhme.
Trashëgimi e vështirë për Joe Biden-in
Trumpi i tërheq trupat kundër këshillës së gjeneralëve të tij dhe liderëve republikanë. Zhbërja e një hapi të tillë do t’i kushtojë Joe Biden shumë fuqi.
E edhe më shumë gjëra mund të ndodhin deri në 20 janar.
Me njoftimin e tërheqjes së parregullt të trupave, nuk ka më asnjë dyshim se Donald Trump është me plotëkuptimin e fjalës i gatshëm të ecë mbi kufoma, për t’i mbajtur në humor të mirë mbështetësit e tij dhe për t’i mbajtur të lidhur pas vetes, edhe përtej këtij mandati. /DW

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al