• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

7 vite pa Sokol Olldashin – jeta e politikanit që u ndërpre nga aksidenti tragjik

20/11/2020
7 vite pa Sokol Olldashin – jeta e politikanit që u ndërpre nga aksidenti tragjik

Si sot 7 vite më parë, u nda nga jeta në një aksident tragjik në fshatin Ibë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës. Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti që i ndërpreu jetën dhe karrierën politike. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Karrierën e tij e nisi si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës “Albania”. Ndërsa më pas, në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për të nisur një cikël të ri në jetën e tij, atë të politikës.

Po fati nuk deshi që jeta e tij politike të ishte e gjatë. Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, nuk arriti të fitojë. Në Kuvendin e Shqipërisë, Sokol Olldashi ishte ndër zërat më të zjarrtë të politikës në përballjen me mazhorancën e re të kryeministrit Edi Rama. 20 nëntori i 2013-ës ishte ditë zie jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë politikën në tërësi, pasi do t’i mungonte një zë potent i saj.

Jeta dhe karriera

Sokol Olldashi u lind më 17 dhjetor 1972 në Durrës, ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Lexo edhe : Përplasen tre makina në Librazhd-Prrenjas, kamioni përfundon në humnerë. Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t’u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas humbjes, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.

20 nëntori, mbrëmja me shi

Ishte një mbrëmje me furtunë dhe shtrëngata shiu. Sokol Olldashi po kthehej nga Elbasani, por pak km larg Tiranës, do të ndodhte ajo që i shtangu të gjithë. Lagështia në rrugë, mungesa e fushëpamjes për shkak të reshjeve intensive dhe mjegullës bën që automjeti tip “Benz” të dalë nga rruga në kthesë dhe të përfundojë disa metra në rrëpirë, pranë fshatit Ibë. Ish-deputeti dhe ish-ministri gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa lajmi i zi u përhap menjëherë duke tronditur familjen e tij dhe lënë pa fjalë miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.

Related Posts

Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al