• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paloka: Vajza ime e tezes ndërroi nga jetë nga Covid, por nuk u raportua si rast

20/11/2020
Paloka: Vajza ime e tezes ndërroi nga jetë nga Covid, por nuk u raportua si rast

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë përfshirë në shifrat zyrtare. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se një prej tyre është pedagogia Irena Bogdani dhe xhaxhai i tij, i cili sipas ish-deputetit mjekohej në shtëpi.

“Nje prej tyre, ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj. Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it. Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte. Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille , cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?
Nuk po merrem me rastin e xhaxhait qe u mjekua ne shtepi dhe humbi jeten po ne shtepi, se jam i bindur qe as nuk behet fjale ta kene shenuar ne ndonje dokument zyrtar,”-shkruan Paloka.

STATUSI NGA EDI PALOKA:

Nuk kam menduar ndonjehere se do me duhet te permend publikisht fatkeqesite familjare sepse ne fakt i kam neveritur dhe i neveris ato qenie politike qe abuzojne dhe me familjaret e tyre duke i perdorur publikisht per interesa politike sic bejne rendom monstrat e “rilindjes”. Po nuk mund te hesht ne kete rast, perballe pafytyresise kriminale te kesaj qeverie.

U bene sot disa deklarata per te kundershtuar denoncimin e Bashes ne “Opinion”, se qeveria po fsheh numrin e viktimave te Covid-19. Nje here u rreshtuan me urdher partie zyrtaret QSUT e me pas dhe ministria. Te dyja deklaratat e prodhuara nga e njejta dore u bene ne emer te mjekeve te cilet kinse i paska sulmuar Basha. Qe ketu fillon pafytyresia dhe e atyre qe mbajne diploma mjeku, kane bere dhe betimin e Hipokratit po ne fakt bejne hipokritin e jane vene ne sherbim te partise per te mbajtur karrigen e zyrtarit ku i ka ulur partia.

As Basha , as ndonje tjeter nga PD nuk ka sulmuar ndonjehere mjeket, perkundrazi kemi shprehur mirenjohje dhe kemi kerkuar gjithe kohen qe atyre t’ju krijohen kushtet, lehtesite e t’ju jepet shperblimi i duhur per sakrificat qe po kalojne ne kete situate. Te perdoresh disa zyrtare qe ne “emer te mjekeve”dalin te mbrojne qeverine per aktet e saj kriminale , me e pakta eshte pafytyresi. E permenda me lart qe ndjej neveri per ata qe familjaret i perdorin publikisht per interesa politike , per kete arsye kam heshtur deri sot. Po tani nuk mund te hesht me.

Brenda pak ditesh une humba dy njerez te dashur te rrethit tim familjar . Nje prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj. Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it. Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte. Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille , cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?

Nuk po merrem me rastin e xhaxhait qe u mjekua ne shtepi dhe humbi jeten po ne shtepi, se jam i bindur qe as nuk behet fjale ta kene shenuar ne ndonje dokument zyrtar. Atehere kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona, (e ketu nuk e kam vetem per vete, po per gjithe ata shqiptare te tjere qe nuk kane mundesi te shprehen) apo ata qe me pafytyresi kriminale vazhdojne ti sherbejne rregjimit me ç’njerzor qe kane njohur shqiptaret ne keto 30 vjet?! Monstra qe vetem pamjen keni njerezore!

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

19/05/2026
Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al