• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në LSI/Kryemadhi: Presidenti ishte kurioz për pjesëmarrjen, por nuk më ka uruar

24/11/2020
Kryemadhi kërkon votën e grave nga Durrësi: Më 25 prill duhet votuar kundër Ramës. Vetëm LSI mund të rikthejë dinjitetin dhe integritetin e vendit

Kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj sot interesit të gazetarëve nëse ka marrë një urim nga themeluesi i kësaj force politike Ilir Meta, pas rikonfirmimit në krye të partisë. Kryemadhi tha se nuk ka marrë një mesazh urimi nga Meta, që atë ditë ndodhej në Manastir, por u shpreh se presidenti ishte kurioz për pjesëmarrjen. Kryemadhi zbuloi edhe një detaj të veçantë nga procesverbalet e Skraparit ku ishte shënuar emri i saj dhe në kllapa “Ilir Meta”.
“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit ishin shkruar Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kurioz të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse t’i nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi.

Denoncimi për prefekten e Beratit dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës
Më herët ajo denoncoi prefekten e Beratit dhe punonjës të bashkisë së Tiranës, që sipas Kryemadhit kishin marrë urdhër nga kryebashkiaku Veliaj për të filmuar dhe regjistruar njerëzit që merrnin pjesë në zgjedhjet e LSI.
“Nuk kishte turp më të madh se sa të shikojë prefekten e Beratit që fotografonte kush hynte dhe kush dilte në zyrat e partisë së LSI për të votuar. Nuk kishte turp më të madh se sa të shikoje punonjës të bashkisë së Tiranës me urdhër të Veliajt që filmonin dhe regjistronin njerëzit që merrnin pjesë në proces votim.
Sa i takon kandidaturës sime do të doja shumë të kisha një kandidat, por s’do të doja që të ishte një kukull. Për një gjë të jeni të bindur, pas 25 prillit do bëjmë sërish zgjedhje dhe do të jetë një gjë komplet tjetër. Por të jeni të bindur nuk i ka munguar asnjërit mundësia për të kandiduar”, u shpreh ajo.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al