Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, pranë Ujit të Ftohtë. Nga të dhënat e para mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë terreni i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit.