• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me vëllezërit që “shkrinë pasurinë” për Qeverinë e Vlorës

30/11/2020
Njihuni me vëllezërit që “shkrinë pasurinë” për Qeverinë e Vlorës

Vit pas viti, sa herë vjen një përvjetor i Pavarësisë së 1912, që është nisja e një shteti shqiptar, dalin të dhëna të asaj kohe, të atij momenti historik. Një prej tyre është ajo që ka të bëjë e aspektin financiar të atij zhvillimi historik.

Vjen pyetja e thjeshtë dhe mjaft kuptimplote: kush ofronte para për një shtet në shpërgënj, pa asnjë kacidhe në kuptimin institucional të fjalës? Sigurisht që kontributet individiale, me theks patriotik.

Bektash bej Cakrani si edhe vëllai i tij Hajredin bej Cakrani, ishin dy personazhe me një peshë specifike në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe në mëkëmbjen e shtetit të brishtë shqiptar, duke ofruar pa kursim jo vetëm angazhimin e tyre patriotik, por edhe pasurinë e familjes së tyre.

Në qeverinë e Vlorës, Bektash bej Cakrani ishte emëruar si ministër i Thesarit. Në një kohë kur nuk kishte asnjë burim financiar, Bektash bej Cakrani e paguante Qeverinë e Vlorës me të ardhurat e familjes së tij, përgjatë gjithë vitin 1913.

Ai do të financonte të gjithë të ardhurat që do t’i duheshin gjatë turit diplomatik Ismail Qemalit, kur ai do të udhëtonte drejt Londrës së bashku me Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin dhe të tjerë anëtarë të delegacionit shqiptar, për të siguruar kufijtë e shtetit të sapokrijuar shqiptar.

Ky fakt del qartë në këtë letër sekrete (origjinali frëngjisht) që Bektash bej Bakrani ia shkruan vëllait të tij Hajredin bej Cakranit, duke i kërkuar me urgjencë t’i dërgojë në Vlorë para të mjaftueshme për 10 vetë, që do të qëndronin në Londër për 20 deri 25 ditë, ndërsa thekson se monedhat duhet të ishin lira floriri, pasi ato këmbeheshin atje.

Teksti i letrës në frëngjisht:

“Hautement confidentielle! Cher frère Hajredin!

Je voudrais venir de personne pour ce travail urgent, mais nous devons preparer autres choses indispensables pour demain. Ismail Bey a chargè des personnes de vous amener et aller avec lui á l’ètranger, entre les navires grecs que de voile le Sazan et Karaburun, pour arriver chez les Anglais pour la question des frontières, travail que Mehmet Bey a commencè en Dècembre.

L’incident d’Instambul a aide les Serbes et les Grecs, et ce qui se passe en Nord avec les Serbes et en Sud entre le grec, ne promette rien de bon.

Je vous envoie le personne de mon confiance pour vous avertir de recontrez ce soir Sulo Bey d’urgence et tous les deux doit remedier les lires d’or suffisante pour envoyer 10 personnes chez les Anglais et les maintenir pour 20-25 jours, ils doit sembler nobles.

Je n’ai pas assez d’argent avec moi pour ce grand engagement, ètait tout inattendu. Dèpèches-vous de rencontrer immèdiatement Sulo Beyet demain matin vous devez etre en Vlora avec l’argent, le travail et urgent, il n’y a pas de temps.

Përkthimi në shqip:

(Shumë sekrete! I dashur vëlla Hajredin!

Unë do të doja të vija vetë në këtë punë urgjente, por ne duhet të përgatisim disa gjëra të nevojshme për nesër. Ismail Beu ka udhëzuar njerëzit që do marrë dhe të shkojnë me të jashtë vendit, mes anijeve greke që lundrojnë Sazanit dhe Karaburunit, për të arritur tek anglezët për çështjen e kufirit, punë që Mehmet Beu e filloi në dhjetor.

E keqja që ndodhi në Stamboll ka ndihmuar serbët dhe grekët, dhe ajo që po ndodh me serbët në veri dhe në jug me grekët, nuk premton asgjë të mirë.

Po ju dërgoj njeriun tim të besuar që të njoftosh sonte me urgjencë Sulo Beun dhe të dy duhet të sillni lira flori, se ato shkëmbehen andej, për 10 vetë që do venë tek anglezët dhe për të ndenjur atje 20-25 ditë, se ata duhet të duken fisnikë.

Unë nuk kam para të mjaftueshme me vete për këtë punë të madhe, se ndodhi fare e papritur.

Nxitoni për të takuar e mbaruar këtë punë me Sulo Beun dhe nesër në mëngjes ju duhet të jeni në Vlorë me gjithë të holla, puna është urgjente, nuk ka kohë. Bektash Bej.

(Tesheshi)

Related Posts

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Kryesore

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shifrat “flasin shqip”, kuqezinjtë shihen favorit ndaj Bjellorusisë, luajnë për dy rezultate – Balkanweb.com – News24

Shifrat “flasin shqip”, kuqezinjtë shihen favorit ndaj Bjellorusisë, luajnë për dy rezultate

14/11/2026
Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë – Balkanweb.com – News24

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al