• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi i ri/Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë imunitet ndaj Covid

01/12/2020
Studimi i ri/Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë imunitet ndaj Covid

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi, raporton Reuters.
Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.
Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.
Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.
“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.
Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19
Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin.
Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv.
Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil.
Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo.
Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.
E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit.
Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi
Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi.
Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç.
Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje.
Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë.
Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.
“Vetëm 10 për qind është dashur që të rispitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.
“Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi”, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut.

Related Posts

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë
Lifestyle

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë

10/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk do të jetë në Watch Hill?

Pse dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk do të jetë në Watch Hill?

14/04/2026
Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n

Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al