• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari e vrau dhe i dogji trupin me vodka, ky është pronari i hotelit në Santorini (FOTO)

01/12/2020
Shqiptari e vrau dhe i dogji trupin me vodka, ky është pronari i hotelit në Santorini (FOTO)

Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar prej policisë greke, pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi. Sipas policisë greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar viktimën 62 vjeç, për një borxh prej 200 eurosh, që ky i fundit i kishte pa dhenë për ditët e punës në hotelin e viktimës.

I ndaluar prej policisë, mbas më shumë se 10 orë marrje në pyetje, Lleshi ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë dhe viktimën. 20 vjeçari ka thënë para agjentëve se kishte kërkuar prej pronarit grek të hotelit në të cilin punonte, shumën që ai i kishte borxh, pasi donte t’ia dërgonte të ëmës dhe tre motrave të tij në Shqipëri, por viktima e ka ofenduar dhe në vazhdim e ka kërcënuar me një shishe.

Pasi janë përleshur, i arrestuari deklaroi se e ka pare viktimën të bjerë në tokë pa ndjenja dhe në panik e ka spërkatur atë me vodka dhe i ka vënë zjarrin, duke bërë që trupi i pa jetë të digjet për më shumë se 24 orë, në një ambient me ajrim të kufizuar në hotelin e viktimës.

Por mjeku ligjor që ekzaminoi mbetjet e trupit pothuaj të karbonizuar të viktimës, thotë se përpara se të digjet, viktima është goditur me sende të forta, ndoshta me levë.

Me pas autori ka ndërruar rrobat dhe i është drejtuar një lokali, ku me gjakftohtësi, ka konsumuar kafe, pa dhënë asnjë shenjë se ka qenë autor i një prej krimeve më të rënda të ndodhura kohët e fundit në vend.

Autori Indrit Lleshi rezulton se është deportuar prej autoriteteve greke dy herë në të kaluarën, por sërish ka mundur të kalojë kufirin dhe të shkojë për të punuar në ishullin e Santorinit. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,ndërsa lajmi i ekzekutimit të 62 vjeçarit grek, ka tronditur opinionin vendas. /TCH

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al