• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Departamenti i Drejtësisë heton skenarin e mundshëm të një ryshfeti në Shtëpinë e Bardhë

02/12/2020
Departamenti i Drejtësisë heton skenarin e mundshëm të një ryshfeti në Shtëpinë e Bardhë

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth një vepre të mundshme kriminale që lidhet me persona të cilët mund të kenë dhënë rryshfet në Shtëpinë e Bardhë në këmbim të një faljeje presidenciale, sipas dokumenteve të gjykatës. Gjyqtarja Beryl Howell publikoi të martën një urdhër në të cilin bëhet fjalë për hetimin rreth një çështjeje që ajo e quan “ryshfet për falje”.
Rreth gjysma e dokumentit prej 18 faqesh përmban pak hollësi në versionin për publikun, sepse emrat dhe shumë informacione të tjera në të janë të nxira me bojë të zezë, pasi hetimi vazhdon. Sipas gjyqtares, prokurorët federalë në Uashington kanë në dorë prova të një skeme ryshfeti në të cilën dikush “do të ofronte një kontribut të konsiderueshëm fondesh politike në këmbim të faljes presidenciale ose heqjes së dënimit”.
Në dokument thuhet se prokurorët po hetojnë gjithashtu një “skemë të fshehtë lobimi”, në të cilën dy individë të paidentifikuar “kanë vepruar si lobistë tek zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pa respektuar kërkesën për t’u regjistruar si të tillë.” Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha të martën mbrëma se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk është “objekt ose shënjestër” e hetimit të Departamentit. Në bazë të Kushtetutës, presidentët amerikanë gëzojnë kompetenca të gjera në faljen e individëve të dënuar për krime federale.
Presidenti Donald Trump fali javën e kaluar ish-këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili kishte pranuar dy herë fajësinë se kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimit gjatë hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s./ VOA

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al