• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI Dropull sulmon PS dhe PD. Vangjel Tavo duhet të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze

30/05/2017
LSI Dropull sulmon PS dhe PD. Vangjel Tavo duhet të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze

Ndërsa jemi ende në ditët e para të fushatës elektorale, tek njerëzit e LSI-së në qarkun Gjirokastër vihet re një lloj nervozizmi. Me gjasë kjo pritet të shtohet në ditët e ardhshme. Sot përmes një deklarate LSI Dropull-Pogon ka nisur sulmin ndaj PD-së dhe PS-së. Sigurisht që nuk është një deklaratë e shkruar pa dhënë aprovim Vangjel Tavo. Ajo që të bën përshtypje, përveç mitizimit të Vangjel Tavos, që është diçka gati e detyrueshme për njerëzit e LSI-së, vihet re cekëtia a argumentave që jepen.

Sipas LSI Dropull-Pogon, e cila drejtohet nga ish-gazetari Kristaq Xha, PD dhe PS kanë ofenduar dropullitët, sepse në krye të listave të tyre kanë vendosur njerëz që nuk janë nga minoriteti grek. Ndërkohë LSI-ja i ka nderuar sepse në krye të listës ka vendosur Vangjel Tavon që është me origjinë greke.

Sipas kësaj logjike qesharake, minoriteti grek në Dropull do të ishte i nderuar thotë LSI, vetëm nëse PD dhe PS do të kishin në krye të listave kandidatë që vijnë nga ky minoritet.

Respektimi i minoritetit grek në Shqipëri është një fakt që nuk e mohon dot as LSI, as Vangjel Tavo e as Vangjel Dule apo kushdo tjetër që shfaqet në skenë sa herë ka zgjedhje. Sikundër minoriteti grek dhe çdo minoritet tjetër në Shqipëri, janë një vlerë e shtuar për shoqërinë tonë. Shqipëria është shembull në Evropë për respektimin e të drejtave të minoritetit, madje po të doni edhe më mirë sesa Greqia vetë.

Dropulli është sot bashki më vete për shkak të qasjes që ka Shqipëria ndaj minoritetit dhe shumë mirë që është lënë bashki më vete.

Kështu që LSI nuk duhet fare t’i hyjë një diskutimi banal për një grusht vota.

Tjetra, Vangjel Tavo është në krye të LSI sepse aty janë interesat e tij legjitime si politikan, sikundër deri në vitin 2010 kanë qenë tek PS-ja. Por kjo s’do të thotë se LSI respekton apo do më shumë minoritetin sesa PD e PS.

Nëse ndjek këtë logjikë qesharake të LSI-së, çdo banor që jeton në bashkitë e tjera të qarkut Gjirokastër, mund të thotë se duam kandidatë me kombësi shqiptare dhe jo Vangjel Tavon që është me kombësi greke. Sepse argumenti qesharak dhe banal i LSI-së ky ishte: ne respektojmë më shumë minoritetin se PS e PD ngaqë kemi në krye të listës Vangjel Tavon me origjinë nga Dropulli.

Si përfundim, ka plot argumenta pse duhet të fitojë apo të humbasë njëra palë ose tjetra, ka plot argumenta si të bindësh qytetarët për të marrë vota, por jo të biesh në këtë batak. Jo t’u thuash dropullitëve që LSI ju do më shumë sepse kemi Vangjelin, kurse PS e PD ju urren.

Nëse ndjekim këtë logjikë edhe PD e PS mund të thonë në bashkitë e tjera jo minoritare (Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj): “Votoni Tritan Shehun apo Bledi Çuçin, mos votoni atë grekun, Tavon. Ne jemi shqiptarë”.

Kjo retorikë është fashiste dhe s’ka vend në Shqipërinë e vitit 2017. Prandaj LSI Dropull Pogon dhe ndoshta vetë Vangjel Tavo duhet të distancohen nga kjo gjuhë që nuk i shërben as normalitetit të zgjedhjeve, as harmonisë mes shqiptarëve dhe minoritetit. Më poshtë deklarata e plotë e LSI Dropull Pogon.

/Libohova Online/

Dy partitë e lodhura ofendojnë Dropullitët.

Në çdo shtet të lirë e demokratik, në çdo shoqëri të emancipuar, përfaqësimi politik i minoriteteve në Parlament, konsiderohet në rastin më të mirë detyrim kushtetues ose në rastin më fatal e keqja e nevojshme.

Por, nuk po ndodh kështu me Minoritetin Etnik Grek në Gjirokastër, në Bashkinë e Dropullit dhe të Pogonit.Dy partitë e lodhura të skenës politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, me listat e deputetëve të Qarkut të Gjirokastrës që kanë dorëzuar në KQZ në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit, kanë ofenduar rëndë popullin e Dropullit dhe të Pogonit. Vetëm LSI veproi drejt dhe me vizion europian, duke i dhënë vendin e parë të listës deputetit tonë Vangjel Tavo. Përsa u perket forcave politike që nuk kanë asnjë mundësi reale të fitojnë mandat deputeti në Qarkun e Gjirokastrës, nuk meritojnë koment se votat do të quhen të pavlefshme.

Partia Socialiste i dha minoritetit etnik grek në Gjirokastër vendin e pestë, të fundit të listës së deputetëve,nëpërmjet zonjës Artemisa Dralo. Kurse Partia Demokratike i dha vendin e tretë të listës, nëpërmjet zotit Kosta Barka. Sa PS, aq dhe PD i dhanë popullit të Dropullit dhe të Pogonit kandidatë të cilët jo vetëm nuk kanë asnjë mundësi reale të zgjidhen, por as vende nderi në listën e tyre.

Analistët dhe specialistët zgjedhor nënvizojnë se Partia Socialiste po punon për të fituar mandatin e tretë në Qarkun e Gjirokastrës.Çka do të thotë se është në “lojë” mandati i z.Flamur Golemi nga Fushëbardha. Kurse Partia Demokratike po punon për mandatin e dytë në Qarkun e Gjirokastrës. Çka do të thotë se është në “lojë” mandati i zotit Roland Bejko nga Lazarati. Prandaj, çdo votë në Dropull e Pogon për PS-në apo për PD-në shkon në favor të z.Golemi dhe të z.Bejko, respektivisht.

Prandaj, më 25 Qershor Dropulli dhe Pogoni do të votojnë masivisht për djalin e tyre, për Vangjel Tavon, i cili këtu e 20 vjet ka kontributin e tij të padiskutueshëm në zonë.

P.S.

Me që e dimë se kalemxhinjtë e mirëpaguar të fasadave dhe të mashtrimit elektoral do të reagojnë dhe do të nervozohen me popullaritetin që Vangjel Tavo ka në 7 Bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, po u rikujtoj të lexojnë hyrjen e këtij shkrimi. Tjetër është të zgjedhësh korsinë perëndimore dhe europiane dhe, tjetër është të ngelesh peng i nacionalizmave radikalë dhe të rrezikshëm.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

12/03/2026
Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al