• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

7 fshatra pa transport në Dropull, ankohen banorët: S’kemi me çfarë të shkojmë as në spital

06/12/2020
7 fshatra pa transport në Dropull, ankohen banorët: S’kemi me çfarë të shkojmë as në spital

Banorët e fshatrave të Dropullit te Sipërm ankohet se kanë mbetur pa transport publik. Sipas tyre asnjë furgon apo autobus nuk kalon prej muajsh në këto fshatra, ndërsa janë të detyruar të shpenzojnë për të udhëtuar me taksi.

“Kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur në asnjë sistem që unë kam jetuar në Shqipëri. Jemi njerëz pensionistë, jemi të sëmurë. Duhet të komunikojmë me qendrën, të vizitohemi, të marrim barna. Të marrim diçka që kemi nevojë, Kush është ky që e pengon këtë mikrobusin që të na shërbejë”, u shpreh një banor.

“Marrim taksinë dhe paguajmë 30-40 mijë lekë biletën me pensione 100 mijë lekë të vjetra”, shpreh shqetësimin qytetari tjetër.

“Me çfarë të shkoj te doktori, kam një plak në shtëpi të sëmurë. Nuk kemi as doktor as infermier, as ilaçe asgjë”

“Neve 5 fshatra të largëta ne e paguajmë atë se s’kemi ne Dropulli i Poshtëm ka autobusë plotë. Ne duam 50 mijë që të shkojmë në Gjirokastër.”

Një prej operatorëve që ofronte këtë shërbim shprehet se është bllokuar nga task- forca rrugore.

“Transporti rrugor, licencat janë prerë, gjoja i ka Bashkia jo i ka ministria. Ne nuk kemi licenca, na i morën licencat. Unë për shembull jam ndaluar nga Task Forca. Ministria e Transportit të mblidhet me kreun e Bashkisë. Kjo gjë është 1 ditë pune”, tha Pando Cika.

Bashkia e Dopullit është autoriteti që lëshon licencat për linjat ndërqytetase, ndaj ReportTv kontaktoi kryebashkiakun Dhimitër Toli. Ai pranon problematikën e krijuar pas pezullimit të licencave për dy kompani transporti që operonin në këtë zonë.

“Ka nisur një hetim administrativ për licencat e lëshuara nga ish- drejtues i Bashkisë Dropull dhe së shpejti do dalim me një vendim përfundimtar. Brenda një kohe sa më të shkurtër do fillojnë procedurat për përzgjedhjen nëpërmjet konkursit të hapur të subjektit që do licencohet në linjën e re të sapo miratuar nga Këshilli Bashkiak”, tha Toli për Report Tv.

Janë rreth 4500 banorë të Dropullit të Sipërm që aktualisht mund të lëvizin vetëm me linjën e autobusëve Tiranë-Kakavijë, por që i lë ata në rrugë nacionale, ndërsa problem mbetet lëvizja brenda rrugëve të fshatrave./ Report Tv

Related Posts

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026
Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)
Kryesore

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

19/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja pse Paul McCartney nuk bën foto me fansat e tij

Ja pse Paul McCartney nuk bën foto me fansat e tij

19/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al