• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Sarandë e njihnin me nofkën “peshkaqeni”, nipi mesazh prekës për ish-kampionin që ndërroi jetë nga Covid

06/12/2020
Në Sarandë e njihnin me nofkën “peshkaqeni”, nipi mesazh prekës për ish-kampionin që ndërroi jetë nga Covid

Covid-19 i ka marrë jetën së fundmi ish-kampionit të notit në Shqipëri, Ilir Gjebrea. Lajmi është bërë i ditur nga nipi i tij, Edmond Prifti, përmes një postimi prekës në “Facebook”. Gjebrea ishte një nga rekordmenët e notit, që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra – njihej me nofkën “peshkaqeni”.

Postimi i Edmond Priftit në “Facebook”:

Sa krenar që jam ndjerë e ndihem që jo veçse ishte daja im, ai legjenda e notit shqiptar, apo siç e njihnin dikur Peshkaqeni, një nofkë e ngjitur gjatë garave në Sarandë në vitet 70, apo Gjiganti e Profesori siç e njihnin shumë, por se Legjenda, Ilir Gjebrea, e jetoi këtë jetë plotësisht. Plotësisht në mënyrën më të qeshur dhe fisnike. Ishte ai që ishte për këdo, një krah, një histori, një forcë për guxim, për të buzëqeshur dhe për të ecur para. Energjiku! Nuk ishte veçse për miqtë teksa mblidheshin se bashku në lokalin J’adore, me Florin, Nikun, Gustin, Andrea Markon, Kastriot Hysin, Gjergjin apo shumë të tjerë dhe me dajen rrinim e me pas deri në orët e vona, me rrëfenja, e miq, të vjetër që mi prezantoje, e vinin e takonin gjigantin, deri tek Xhevoja me historitë e tij amerikane…(edhe ath kur i thoje Dones që jam me Edin).

Po ath kur punoja për revistën One…mezi të kam bindur e ulur, të më jepje një intervistë të gjatë e plot detaje dhe as doje ti nxirje ato shumë medaljet e xhinglat e tjera, që i mbaje në kavanozët e dollapit të dytë… Ti nuk ishe veçse Mjeshtër Sporti por edhe ai profesori që kur vije pranë shtëpisë e merrte vesh gjithë lagja…teksa uleshim tek ai vendi ku përballë kishim diellin dhe të rrethuara nga lulet që mbillte Gusti? Po kur vije drejt lagjes me atë ecjen tënde karakteristike, me çantën e profesorit, e berete, pa dalë në pension nga Arbana? Epo sa pak vite e gezove atë pensionin tend more kampion! … E mban mend ath kur dole me Donen tek Love Story dhe rrëfeve historinë e bukur të dashurisë në detaje, të ju te dyve si çift? (do ta marr dhe do të rikujtojmë nga arkiva). Të gjithë do të të kujtojnë atë shpirtin tënd qe dha ngaherë copëza shpirti gjithkujt… Jam krenar për ato copëzat e historive që u rritem nga ata çunat harakate të liqenit, nga zadrat e liqenit, nga ai që u persekutove nga biografia, nga ato thashethemet që dëgjoja për të për mirë, se ku bëhet ai Kampioni Ilir Gjebrea, e I thoja kishit gjë me dajën?

Lexo edhe : Kriza epidemike në Shqipëri – Eksperti gjerman: Ja pse po vetëvriten të prekurit
Eh more daje, ke jetuar jo veçse jetën tënde por të të gjithëve, e ishe ngado, kudo…sa shumë copëza për të krijuar atë Ilirin plot kurajë, plot buzëqeshje por edhe krenari. Po kur pinim verë sa herë tek shtëpia? Në një nga të fundmet, e mban mend se si Gusti nuk e dinte që të kisha treguar sekretin e lojës Wow në shqip, e më mbyllje syrin? Tashmë së fundmi që zhdukeshe me ditë në kampionatet e notit. Po kur doktorët e veshur me të bardha hyjnë në kuzhinë dhe me hodhe atë shikim, apo që ta dija që ishte hera e fundme që bëje gallata me Infermieren dhe doktorin e ambulancës 135 AA kur mësuan se kishte ardhur nipi gazetar te te sillte gjërat e nevojshme si pa e ditur që ishte momenti i fundmë… E mban mend se sa u mblodhën aty rreth e rrotull? Se si erdhën të gjithë infermiere dhe doktorë? Po me tej… Ajo dhoma aty. Nuk dua ta mendoj të gjithë me të bardha që mezi I dukeshin syte, fytyra të panjohura, oksigjen, aparaturat që nuk pushonin zhurmën e tyre…deri një çast nuk doje me të luftoje si dikur kur mposhte e more medalje të panumërta dhe rekorde kombëtare…ke një çun daje me zemër e po flas ende me të, ndonëse larg, kujtimet e bukura e të trishta që na ndajnë, me video të tuat, e foto…ato që të kujtojnë ty ku shpirti ndodhet pranë vëllait të madh, nënës, e babit tënd…

Je aty sipër, na sheh dhe buzëqesh me atë kapelen me flamur norvegjez, pa atë cigaren e fundme që nuk e pije prej disa muajsh nga foto me telefonin e ri dhe me sytë e shndritshëm që flisnin ngaherë të folurat e pafolura…veçse një kapitull i vogël nga një libër i gjatë, tejet i gjatë me copëza historish… Pusho i qetë shpirt i bukur, pasi jetove jo veçse jetën tënde, por edhe jetën e çdokujt, e ndjeve si të ishin të tuat. Të gjithë sot që kujtojnë Ilirin, kujtojnë jo veçse dajen, atë gjigantin e Tiranës së Re, e dje të Ali Demit, por atë që e njeh çdokush…të gjithë nga çunat e vegjël të pallatit që i mbaje afër, e deri tek shpirtin e madh që kishe për të gjithë, të njohur apo te panjohur… Janë me mijëra copëza të bukura të një njeriu të bukur që jetoi plotësisht…U ndridte shpirti yt atje ku je… Edhe limoni yt këtu në korridor tashmë, ka nxjerrë kokërr

Related Posts

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Kryesore

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë – Balkanweb.com – News24

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

14/11/2026
Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al