• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

700 ndeshje në karrierë si trajner, statistikat e pabesueshme të Guardiolës

07/12/2020
Rikthimi në Camp Nou/ Veniten shpresat e Barcelonës, Guardiola bën veprimin e papritur

Të shtunën pasdite Pep Guardiola regjistroi ndeshjen e tij të 700 në karrierë si trajner dhe tekniku i mirënjohur spanjoll e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ditë të shënuar, teksa City mposhti Fulhamin brenda në Etihad me rezultatin 2-0. Një takim vërtet tepër i lehtë në kalendar i zgjidhur që në pjesën e parë, megjithatë një duel shumë i rëndësishëm për ecurinë e “citizens”, që ia dolën më në fund për të rreshtuar dy fitore radhazi në këtë edicion të Premier Leagues. Përvec takimit të tij të 700 në karrierë si trajner, dita e shtunë shënon gjithashtu edhe një ditë jubilare për 49-vjecarin katalanas në krye të Cityt, pasi sfida me Fulham-in përfaqëson ndeshjen e tij të 250 në drejtimin e “sky blues”.
Me trajnerin spanjoll në timon Manchester City ka fituar 179 nga këto 250 takime, pra e thënë ndryshe Guardiola ka fituar 71,6% të ndeshjeve në krye të “citizens”. Përsa i përket bilancit të përgjithshëm në karrierë përsëri numrat e 49-vjecarit nga Santpedori mbeten vërtet impresionues, pasi Pep numëron 508 fitore gjithsej në këto 700 sfida. Natyrisht që shumë ka influencuar edhe niveli shumë i lartë i ekipeve që ka drejtuar, si Barcelona, Bayern apo City, sidoqoftë Guardiola krenohet me faktin që si trajner ai ka fituar 72,5 % të ndeshjeve, duke regjistruar vetëm 81 humbje në total.
Pas fitores ndaj Fulham-it Guardiola deklaroi se këto janë statistika që e bëjnë krenar dhe mbi të gjitha këto shifra i ndan bashkë me njerëzit e tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre si te City ashty edhe te klube si Barcelona apo Bayern Munchen. Në këto 13 vjet trajneri katalanas vecoi Barcelonën, klubin e tij të zemrës dhe skuadrën me të cilën fitoi gjithcka, madje sipas tij ishin pikërisht sukseset me Barcën që i mundësuan kalimin në Mynih dhe më pas në Premier League, në krye të Cityt. Në karrierën e tij si trajner Pep Guardiola ka fituar plot 29 trofe, e 14 prej tyre pra pothuajse gjysmën strategu spanjoll i ka marrë pikërisht në drejtimin e klubit blaugrana.

Related Posts

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO)

03/09/2026
Burnley, Broja e nis nga stoli, Daku dhuron assist për Spartak Moskow (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë
Sport

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi
Sport

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO)

03/09/2026
Burnley, Broja e nis nga stoli, Daku dhuron assist për Spartak Moskow (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Burnley, Broja e nis nga stoli, Daku dhuron assist për Spartak Moskow (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al