I lodhur nga dëmtimet e shumta, Neymar është në një pikë kritike të karrierës së tij, ku po mendon seriozisht ta mbyll me futbollin e luajtur. Në moshës 34-vjeçare, Neymar mbetet pikë referimi tek ekipi i tij Santos, por nga Franca, mediat, sjellin një skenar që shumë pak tifozë të Santos do e dëshironin.
Sipas “FootMercato”, sulmuesi brazilian ka rrëfyer se po mendon të mbyll përpara kohe karrierën, kjo si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe lodhjes së madhe fizike dhe psikologjike.
Gjatë një bisede me Cris Guedes, bashkëpronarin e ekipit Furia FC në Kings League të Brazilit, Neymar shpjegoi se po mendon për këtë vendim drastik: “Po të kishte gjunjët e mi do ta kuptoje”, u shpreh Neymar, i cili pas ta mbyll me futbollin pritet t’i bashkohet kampionatit të Kings League, këtë herë edhe si lojtar, ku ideja e tij është të luajë deri në 2030, kohë kur do të jetë 39 vjeç.







