• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xhaka kritikohet ashpër për paraqitjen e dobët kundër Tottenhamit

07/12/2020
Xhaka kritikohet ashpër për paraqitjen e dobët kundër Tottenhamit

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është kritikuar ashpër dhe është akuzuar për mungesë lidershipi, pasi dështoi ta mbulojë mungesën e bashkëlojtarit të vet Thomas Partey, te goli i dytë i Tottenhamit në humbjen e Arsenalit 2:0 në Premierligë.
Arsenali pësoi disfatë 2:0 kundër rivalit të vet nga Londra veriore, pas golave nga Son Heung-min dhe Harry Kane në pjesën e parë në Tottenham Hotspur Stadium të dielën. Kur vendasit u vërsulën në një kundërsulm, mesfushori i Arsenalit Partey u largua drejt vijës anësore për shkak të një lëndimi. Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e shtyu atë me dy duart për ta kthyer në fushë në përpjekje për ta ndaluar kundërsulmin e Tottenhamit, por ai nuk ishte në gjendje të vraponte pas tyre.
Por ish-lojtari dhe ish-trajneri i Liverpoolit, Graeme Souness, beson se partneri i Partey në mesfushë, Xhaka, është dashur të nuhaste rrezikun që po i kanosej skuadrës së vet. “Lojtarët e mëdhenj, liderët, nuk lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë në fushën e futbollit”, tha Souness, ekspert i Sky Sports.
“Mesfushor qendror, apo mesfushor mbrojtës – nuk e di se çfarë është Xhaka, janë bërë gjashtë apo shtatë vjet dhe nuk e kam të qartë se çfarë roli luan ai”, shtoi ai. Xhaka mori kritika edhe nga legjenda e Manchester United, Gary Neville, për shkak të kartonit të panevojshëm që e mori një çerek para fundit të lojës kur ndërhy ashpër ndaj Son. “Kjo është çmenduri. Gjëja e fundit që të duhet nëse je lojtar i Arsenalit në këtë çast është të ndalet loja”, tha Neville.“Son nuk po shkonte askund. Nga ajo pozitë ai nuk mund të krijojë kundërsulm dhe ndërhyrja (e Xhakës) vetëm sa e vonoi lojën për 40 sekonda më shumë”, shtoi ai.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al