• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Cana: Vendi i dytë jo i pamundur, Kosova mund të lërë pas 2 ekipe!

08/12/2020
Cana: Vendi i dytë jo i pamundur, Kosova mund të lërë pas 2 ekipe!

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare Lorik Cana në një intervistë për Supersport komentoi shortin në të cilin u vendos Shqipëria në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Cana edhe pse e cilësoi grupin si shumë të vështirë, theksoi se vendi i dytë nuk është i pamundur, ndërsa dha një mendim edhe për grupin e Kosovës.
“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat. Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Lewandowski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën. Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po gjen një rilindje, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë. Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë”.
Besim duhet të kemi, mund të kemi. Kemi disa lojtarë që kanë arritur një lloj pjekurie. Po shohim lojtarë të rinj, po bëhen të mirë dhe po afirmohen në klube të mëdha. Përbërje ka, por duhet të formojmë një brum prej 25-26 lojtarësh, për t’u fokusuar pastaj drejt rezultatit.Kemi mundësitë tona të mirë të bëjmë shumë mirë. Nuk e di sa mund të pretendojmë kualifikim, por me dëshirë të madhe, me lojtarët që duhet të sjellin përvojën e tyre në klubet ku luajnë, dhe me një pjekuri që duhet ta tregojmë në momentet e para, kemi mundësi për të bërë shumë mirë”.
“Ne qëlluam në një moment ku kishte disa vite që ishte formuar grupi. Ishte grupi i duhur, në krye erdhi një trajner që u përshtat mirë dhe i mori më të mirën grupit. Ekipi kombëtar u shndërrua në një simbol bashkues dhe në simbol i zërit të shqiptarëve.Pjesa teknike dhe cilësore është kryesorja, por dëshira për të përfaqësuar gjithë kombin tonë, na dha një stimul për të arritur diçka historike. Lojtarëve të sotëm i duhet pak kohë për të arritur një mentalitet fituesi, por është ulur pak mbështetja e masës për ekipin kombëtar. Normale, Kosova ka rrugëtimin e vet, kombëtarja nuk merr burimin e plotë të lojtarëve, edhe pse po vijnë lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe cilësorë, te Shqipëria dhe Kosova. Duhet t’i menaxhojmë dhe t’u japim mentalitetin e duhur, që të japin më të mirën në kombëtare dhe klubet e tyre”.
Grupi i Kosovës? Spanja mbetet favorite, Suedia ka qenë prezent në kompeticione. Kam shpresë që Kosova të pretendojë të lërë poshtë Gjeorgjinë, e ka treguar që mund të përballohet në mënyrë dinjitoze me Greqinë. Nuk është e pamundur t’i lërë dy kundërshtarë poshtë, ky do të ishte një objektiv real“, deklaron Lorik Cana.

Related Posts

PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre
Sport

PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre

27/04/2026
Kategoria e Parë/ Publikohet 11-shja & trajneri më i spikatur i javës së 32-të
Sport

Kategoria e Parë/ Publikohet 11-shja & trajneri më i spikatur i javës së 32-të

27/04/2026
Asist në Skoci, kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë (VIDEO)
Sport

Asist në Skoci, kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë (VIDEO)

27/04/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror
Sport

Statistika të pazakonta/ Çdo ndeshje fiton pritësi, trend i fortë në Vllaznia-Elbasani

27/04/2026
Vështrim mbi finalet e Botëroreve të Futbollit (1930-2026)/ Botërori i Futbollit për herë të parë në Rusi, por “Careshë” kurorëzohet Franca
Sport

Vështrim mbi finalet e Botëroreve të Futbollit (1930-2026)/ Botërori i Futbollit për herë të parë në Rusi, por “Careshë” kurorëzohet Franca

27/04/2026
PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre
Sport

PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre

27/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë

Bleona ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë sulmit, ndan pamje para momentit të të shtënave

27/04/2026
PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre

PSG, trajneri Luis Enrique: Jemi më lart se Bayern, por do jetë e vështirë ndaj tyre

27/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al