• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lukaku: Titulli në Serie A është minimumi, dua të fitoj trofe

08/12/2020
Lukaku: Titulli në Serie A është minimumi, dua të fitoj trofe

Që Romelu Lukaku është njeriu kryesor i këtij Interi, nuk ka diskutim; siç është dëshira e tij për të mbizotëruar gjithmonë, për të përmirësuar një skuadër që nuk ka fituar një trofe për gati 10 vite. Su lmuesi belg u intervistua nga “France Football” ka treguar besim të madh në potencialin e tij, pa rënë në komplekset e inferioritetit karshi su lmuesve të tjerë më “vde kjeprurës” në Europë:
“Nga pikëpamja taktike, e pozicionimit dhe e lëvizjes, nuk gaboj kurrë. Unë jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë. Nëse Cristiano Ronaldo, Messi ose Lewandowski i kanë tejkaluar limitet e tyre, pse nuk mundem edhe unë?” Lukaku nuk ka fr ikë nga krahasimet me Ronaldon (Fenomenin), edhe nëse dështimi për të fituar “Europa League” përfaqëson një ndryshim të dukshëm midis sezonit të tij të parë në Milano dhe atij të ikonës braziliane: “Të gjithë këtu po flisnin për ato 34 gola të Ronaldos në sezonin e tij të parë me zikaltrit. Unë jam i lumtur që e barazova atë rekord, por ai fitoi finalen e Kupës UEFA, ndërsa unë humba finale e Ligës së Europës. Tani dua të fitoj”.
Marrëdhënia e shkëlqyeshme me Conte lindi edhe para se të dy të bashkoheshin tek Interi: “Trajneri më tha se nëse përmirësohesha në lojën me shpinë nga porta, askush nuk do të më ndalonte. Ai ma tha këtë në Kupën e Botës në Brazil, para se të largohej nga Juventusi, dhe ma përsëriti kur ishte trajner i Chelsea. Unë në Londër? Hazard veproi si ndërmjetës, më telefonoi, duke më thënë se trajneri i ri më donte. Unë nuk e dija se kush ishte ai, por më pas në takim pashë Conte”. Marrëveshja me Lautaro ka arritur nivele shumë të larta brenda dhe jashtë fushës: “Para se të mbërrija këtu në Milano, pashë shumë ndeshje të Interit. Lautaro ishte rekrutuar një sezon përpara meje dhe menjëherë mendova se së bashku mund t’i dëmtonim mbrojtjet kundërshtare. Në fillim komunikuam në spanjisht, kjo ishte pika e kthesës. Kurrë nuk jemi grinder në fushë; një ditë varet nga unë, një ditë tjetër nga ai. Ne kemi një ekuilibër perfekt, kemi kaluar shumë mirë”.
Interi nuk ka më mundësi të humbasë takimin me lavdinë. “Scudetto” është objektivi minimal: “Ne jemi Interi dhe duhet të luftojmë për të fituar titullin në Itali. Unë mendoj se ky është minimumi, por do ta shohim në mars”. Turi i forcës, të cilit i nënshtrohet Interi, nuk e ka shqetësuar kurrë Lukakun, i lumtur që mund të japë kontributin e tij kaq shpesh: “Nëse përgatitja atletike është e mirë, unë nuk kam probleme. Këtë vit kisha vetëm tetë ditë pushim, por kurrë nuk kam menduar të them se pjesa tjetër nuk ishte e mjaftueshme. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj, madje disa herë në javë”. Sekreti i Lukakut qëndron në vizionin e shumë lojërave, nga të cilat mund të mësohet diçka e re për të rregulluar defektet: “Ata që iu kushtojnë vëmendje detajeve, shohin gjithçka. Vit pas viti përmirësohem dhe shtoj diçka në bagazhin tim. Ky është pak nga sekreti im”.

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al