• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Federer ja kalon CR7 dhe Messit, ja sportistët më të paguar në vitin 2020

19/12/2020
Federer ja kalon CR7 dhe Messit, ja sportistët më të paguar në vitin 2020

Roger Federer ka kaluar legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, si sportisti më i paguar në vitin 2020. Asi zviceran parakalon dyshen e futbollit, pavarësisht se ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të dëmtimit dhe pandemisë së koronavirusit. Federer është gjithashtu ndër të famshmit më të paguar në botë, me paratë e çmimit të karrierës dhe të tjera, që e vendosin atë përkrah më të pasurve në biznes.
Sipas listës së Forbes, referuar të famshmëve më të paguar në këtë vit kalendarik, dy vendet e para i përkasin yllit të televizionit, Kylie Jenner, me 590 milionë dollarë dhe kunatit të saj, Kanye West (170 milionë dollarë). Pastaj vjen Roger Federer, që i tejkaloi të gjithë sportistët me një fitim marramendës prej 106.3 milionë dollarë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ylli i Juventusit, iu afrua eklipsimit të Federer, por në fund të fundit nuk arriti dot. Portugezi fitoi këtë vit 105 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e fitimeve të 35-vjeçarit vijnë nga paga, që Juventus i paguan, e cila raportohet të jetë 64 milionë dollarë në vit për kohëzgjatjen e kontratës së tij në Torino. Ish-ylli i Real Madridit, gjithashtu ka një gamë veshjesh dhe parfumesh, së bashku me një zinxhir fitimprurës hotelesh.
Rivali i tij për një kohë të gjatë dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i pesti në listë. E thënë ndryshe, argjentinasi pozicionohet i treti në mesin e listës së këtij viti të sportistëve më të paguar. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka një marrëveshje gjatë gjithë jetës me Adidas, ndërsa paga e tij në Barcelonë vlerësohet të jetë 80 milionë dollarë në vit. 33-vjeçari ka një kontratë deri në qershor 2021, pas së cilës ka të ngjarë të largohet nga klubi i tij i zemrës.
Sportistë të tjerë në listën e 10 personave të famshëm më të paguar në vitin 2020 janë: Neymar, ylli i PSG, në vendin e shtatë me fitime prej 95.5 milionë dollarë. Braziliani është nën kontratë 5-vjeçare, në vlerën prej 350 milionë dollarësh me PSG, ndërsa mbështet nga marka të njohura si Nike. Ikona e NBA-së, LeBron James, është i nënti në listë, me 88.2 milionë dollarë. Në vitin 2018, basketbollisti në fjalë u transferua te Los Angeles Lakers për një kontratë 4-vjeçare, me vlerë 153 milionë dollarë. Kohët e fundit nënshkroi një zgjatje të saj me vlerë 85 milionë dollarë. James gjithashtu ka kompaninë e tij të prodhimit dhe marrëveshje sponsorizimi me Nike, Beats, Walmart dhe GMC. Nëse fokusohemi vetëm te sportistët, kjo është renditja e 10 më të paguarve në vitin kalendarik, që po i afrohet fundit:1.Roger Federer – 106.3 milionë dollarë 2.Cristiano Ronaldo – 105 milionë Lionel Messi – 104 milionë Neymar – 95.5 milionë LeBron James – 88.2 milionë  Dwayne The Rock Johnson – 87.5 milionë Stephen Curry – 74.4 milionë Kevin Durant – 63.9 milionë Tiger Woods – 62.3 milionë Kirk Cousins – 60.5 milionë

Related Posts

Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin
Sport

Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin

28/04/2026
Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali
Sport

Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali

28/04/2026
Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4
Sport

Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4

28/04/2026
Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4
Sport

Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4

28/04/2026
3 gola në Manchester, United mund Brentford (VIDEO)
Sport

3 gola në Manchester, United mund Brentford (VIDEO)

28/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Disfata ndaj Flamurtarit: Daja: Më vjen keq, pësuam gola që mund të evitoheshin

27/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin

Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin

28/04/2026
Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, në epokën e inteligjencës artificiale

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al