• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërroi jetë nga Covid, Arben Gjata mesazh prekës për mjekun Drini Dobi

19/12/2020
Ndërroi jetë nga Covid, Arben Gjata mesazh prekës për mjekun Drini Dobi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata me anë të një mesazhi prekës i ka dhënë lamtumirën Dr.Drini Dobit që ndërroi jetë disa ditë më parë nga COVID-19.

Duket se mjekët kishin një marrëdhënie shoqërore përveccse kolegësh, teksa thekson se ky do të jetë udhëtimi i fundit që bëjnë bashkë.

Gjata premton se do e përcjellë Dobin deri në aeroportin e fundit, atje ku do kalojë kufirin e jetës.

Në fund Gjata i premton Dobit se do të takohen të gjithë një ditë.

MESAZHI NGA ARBEN GJATA

Rruge te mbare Drin!

Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë.

E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës.

Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe!

Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere!

Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve!

Nisemi Drin!

Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin.

Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.

Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?!

Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja..

Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora.

I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin.

Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur.

Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport.

A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin?

Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde.

Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur.

A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”.

Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë.

Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë.

Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë.

Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë.

Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu.

Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe.

Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi.

Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin.

Jemi të gjithë Drin.

Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!

Related Posts

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Kryesore

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Kryesore

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al