• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bledi Çuçi mesazh ngushëllimi për Edi Peshën: Një drejtues i shkëlqyer, mik e bashkëpunëtor i hershëm

25/12/2020
Bledi Çuçi mesazh ngushëllimi për Edi Peshën: Një drejtues i shkëlqyer, mik e bashkëpunëtor i hershëm

Nga Bledi Çuçi

Këto janë disa fjalë që nuk do të kisha dashur kurrë t’i shkruaja, por ja që s’kemi dot fuqi mbi ligjet e jetës, as parashikojmë vdekjen e jo më t’i dalim kundër. Sapo mora vesh ndarjen e papritur nga jeta të Edi Peshës, mikut e bashkëpunëtorit tonë të hershëm në Gjirokastër. Një drejtues i shkëlqyer e aktivist i hershëm në radhët e Partisë Socialiste. Ai nuk ia doli dot ta fitonte betejën me virusin e mallkuar, që nuk kursen jetë njerëzish as sot në këtë ditë të shënuar Krishtlindjesh. Edi do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë Gjirokastrës dhe shumë më shumë familjes së tij të mrekullueshme; bashkëshortes Fiqirete e fëmijëve Maria dhe Tomi, për të cilët do të jetë një mbrojtës e këshilltar i pazëvëndësueshem për të gjithë jetën. Bëjeni zemrën gur e i jepni kurajo vetes për të jetuar me kujtimin e tij të bukur. Zor të gjej më tepër fjalë për të treguar se kush ishte Edi Pesha e çfarë përfaqësonte ai, një njeri fjalëpakë e punëshumë, buzagaz si përherë dhe që kishte ditur t’i bënte vend vetes te kushdo që e njihte. Gjithçka tjetër që mund të them në një ditë si kjo, do të ishte e pamjaftueshme për ta nderuar e vlerësuar si duhet Edi Peshën. Çdo fjalë sado e qëmtuar që mund të jetë, zor se e lehtëson peshën e kësaj humbje kaq të madhe e të parakohshme. Kam frikë se bie edhe në kurthin e lëvdatave që thuhen zakonisht në kësi rastesh, e që me siguri kjo Edit s’do t’i kishte pëlqyer kurrë. Ndoshta dhe do të na qortonte nëse ai vetë do të kishte mundësi t’i lexonte këro radhë të shkruara nxitimthi teksa s’e besoj dot ende që sot e tutje ai s’do të jetë më mes nesh. Zoti zgjodhi që ta merrte me vete në një banesë tjetër, në një ditë të shënuar si kjo. Zakoni e do që të themi lamtumirë mik i dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe! 🙏

Related Posts

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026
Ky është turisti portugez i vrarë në Ksamil
Kryesore

Ky është turisti portugez i vrarë në Ksamil

19/08/2026
Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al