• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti i zi sekret për prokurorin e Gjirokastrës, 9 aferat korruptive të Spartak Çoçolit

26/12/2020
Raporti i zi sekret për prokurorin e Gjirokastrës, 9 aferat korruptive të Spartak Çoçolit

Korrupsion më shumë se një herë gjatë detyrës, mbyllje dosjesh në këmbim të parave, kërkesa për ryshfet dhe afera me gjyqtarë e avokatë. Këto janë disa nga konstatimet në një raport sekret që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ, ka hartuar për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Raporti është hartuar për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, i cili e shkarkoi prokurorin nga detyra në korrik të vitit 2020, me argumentin se nuk kishte arritur nivelin minimal të aftësive profesionale.

Në raportin që sjell Shqiptarja.com, janë renditur 9 afera korruptive të pretenduara të prokurorit Çoçoli, i cili sipas DSIK u kërkonte ryshfet të pandehurve për t’i favorizuar dhe lehtësuar pozitat. “Të dhënat që disponohen për subjektin e rivlerësimit, vlerësohen për aktualitetin e tyre, kohëzgjatjen, pra më shumë se një herë, të përfshirjes apo implikimit në veprimtari të kundërligjshme, në formën e korrupsionit pasiv të prokurorit, në papajtueshmëri të plotë me ushtrimin e detyrës së tij funksionale”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Spartak Çoçoli ka bashkëpunuar në veprimtarinë e tij korruptive edhe me gjyqtarë dhe avokatë. “Marrëdhënia e dyshuar korruptive ndërmjetësohet dhe shtrihet në persona të te tjerë (gjyqtarë dhe avokatë), lidhje punë të subjektit të rivlerësimit, duke vendosur sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, një ‘kontakt të papërshtatshëm’, në papajtueshmëri të plotë me ushtrimin e detyrës nga ky subjekt rivlerësimi”, thuhet në raport.

Edhe pse KPK e pa me rezerva raportin, Çoçoli u shkarkua nga detyra. Komisioni i Vetingut thotë se agjencitë ligjzbatuese shqiptare kishin pasur informacione prej vitit 2007 për përfshirjen e Çoçolit në veprimtari të kundraligjshme, por këto informacione nuk ishin vlerësuar dhe adresuar, deri kur nisi procedimi penal ndaj prokurorit në vitin 2019. Një procedimi disiplinor të Prokurorisë së Përgjithshme, Çoçoli i kishte shpëtuar me një “Vërejtje” në vitin 2012. Një tjetër kallëzim penal për marrje ryshfeti ishte pushuar në vitin 2015.

Ndërkaq, në shtator të vitit 2020, Spartak Çoçoli i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK për shkarkimin e tij si dhe rikthimin në detyrë. Kërkesa është në proces gjykimi nga KPA. Po në muajin shtator 2020, Gjykata Speciale e dënoi prokurorin Çoçoli me dy vite burg, konvertuar në 4 vjet qëndrim shërbim prove, për korrupsion pasiv. Çoçoli u arrestua nga policia dhe prokuroria për akuzën e korrupsionit, pasi tentoi të lironte nga ambientet e policisë një makinë të bllokuar dhe pa letra. Gjatë arrestimit iu kapën 100 euro.

Gjatë dhënies së vendimit gjykata urdhëroi konfiskimin e 100 eurove të kapura. Çoçoli deklaroi se eurot i kishte me djersën e ballit dhe jo me korrupsion. Dënimit nuk i shpëtoi dhe miku i tij sekser Ernest Doro, i cili u dënua me 1 vit burgim, por ky dënim ju pezullua duke u vënë në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare. Megjithatë, ky vendim nuk është i formës së prerë. / Shqiptarja.com

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al