Një i ri shqiptar u sulmua dje me thikë në Kretë nga babai dhe vëllai i tij. Mediat greke në fillim raportuan se shqiptari kishte 7 plagë në trup dhe nuk tregoi se kush e kishte sulmuar. Por pasi është marrë në pyetje, ai ka rrëfyer për policinë se kishte qenë babai dhe vëllai I tij 24 vjeçar, që e goditën duke i shkaktuar lëndime të thella në trup. Autoritetet greke thonë se ngjarja ndodhi një ditë më parë gjatë një sherri në familje. Policia arrestoi menjëherë babain 55 vjeçar dhe djalin e tij bashkëpunëtor në krim, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.