• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk do t’i ndërroja kurrë ‘Guldbollen’ me Topin e Artë, Milani është maja e majave për mua

27/12/2020
Nuk do t’i ndërroja kurrë ‘Guldbollen’ me Topin e Artë, Milani është maja e majave për mua

Nuk ka dyshime, Zlatan Ibrahimovic është njeriu që simbolizon rilindjen e Milanit, edhe nëse brenda mrekullisë sportive ka shumë protagonistë dhe shumë histori të denja për t’u theksuar. Por, që nga ardhja e suedezit, kuqezinjtë kanë ndryshuar fytyrë tërësisht. Gjatë një interviste me ‘SportWeek’, Ibra, si gjithmonë, na ka lënë pa fjalë dhe është shprehur për shumë gjëra.
Unë kam luajtur në shumë klube dhe kam respekt për të gjitha. Ruaj kujtime të shkëlqyera. Sidoqoftë, Milani është klubi ku ndihem si në shtëpi. Unë shkoj në ‘Milanello’ çdo mëngjes dhe nuk kam nxitim të kthehem në shtëpi, sepse jam aty në shtëpi. U ndjeva kështu qysh herën e parë që erdha në Milano, ishte viti 2010. Me Galliani dhe Berlusconi, me ekipin, të gjithë ata që punuan atje, kishte një ndjenjë tjetër, një atmosferë tjetër. Ata të bënin të ndjeheshe si në shtëpi. Më pëlqeu, sepse mund të isha vetvetja dhe në të njëjtën kohë luaja për një nga klubet më të mëdha në botë. Për këtë arsye, Milani është maja e majës për mua”. Zlatan pastaj tregon këndvështrimin e tij për një nga mangësitë e karrierës, përkatësisht “Topin e Artë”: “Unë nuk do t’i këmbeja 12 ‘Guldbollen’ e mi (‘Topin e Artë’ Suedez) me një të ‘France Football’. Sepse për mua ato nënkuptojnë vazhdimësinë. Unë kam parë shumë që kanë fituar Botërorin, Europianin, Championsin, madje edhe ‘Topin e Artë’, mbas një viti të mrekullueshëm, fantastik, pastaj më vonë u zhdukën. Në vend të kësaj unë kam qenë në lojë për 25 vite. Gjithmonë në krye”.
Sulmuesi i Milanit na bën të kuptojmë me pak fjalë frymën e fitores, që suedezi ende e mban, në moshën e tij: “Fitorja është ilaçi im. Është e vështirë të shpjegohet, por kur jam në fushë dua të fitoj. Me çdo kusht dhe gjithmonë. Unë kam një vlerësim fitues në stërvitje, në ndeshje, prej 95%. Nuk është gënjeshtër. Kur humbas, irritohem, por nuk ndodh shpesh, sepse nuk humbas kollaj. Jam shumë i fiksuar për të fituar. Ndoshta u kuptova mirë edhe nga ekipi, si në barazimin me Parmën. Mbase gjashtë muaj më parë ata do të ishin të lumtur për barazimin, por këtë herë bashkëlojtarët ishin të tërbuar”.
Çfarë po kërkon Ibrahimoviç për festat e fundvitit? Përgjigja, natyrisht, nuk është konvencionale: “Unë kurrë nuk kërkoj asgjë. Unë jam Santa Claus, jam ai që sjell dhurata për të gjithë; 27 fëmijët e mi: dy janë në Suedi dhe 25 të tjerët në ‘Milanello’. Këtë vit meritojmë shumë urime, për atë që kemi bërë dhe për atë që po bëjmë. Kemi humbur shumë pak. Nuk e di nëse është falë meje, por unë bëra diçka, diçka solla në ekip. Kur arrita janarin e kaluar, Milani ishte i dymbëdhjeti. Në vend të kësaj ne arritëm majat, po provojmë të jemi pjesë e majave dhe tani duhet të vazhdojmë kështu”.

Related Posts

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë
Sport

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi
Sport

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al