• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me burrat e familjes që nuk kanë shenja gishtash (FOTO)

27/12/2020
Njihuni me burrat e familjes që nuk kanë shenja gishtash (FOTO)

Burrat e një familjeje në Bangladesh kanë një mutacion të rrallë gjenetik që prek një numër të vogël personash në botë : ata nuk kanë shenja gishtash.

Apu Sarker, 22 vjeç, jeton me familjen e tij në një fshat në veri të qytetit Rajshai në Bangladesh. Ai punon si ndihmës-mjek ndërsa babai dhe gjyshi i tij punojnë si fermerë.

Sipas gjyshit të Apu të mos kesh gjurmë gishtash nuk është ndonjë problem i madh.

“Unë nuk mendoj se ai e ka pasur ndonjëherë problem,” thotë Apu.

Por gjatë dekadave shenjat e gishtave janë bërë të dhënat biometrike më të përdoruara në botë. Ne i përdorim ato për gjithçka që nga kalimi në aeroporte e deri te votimi dhe hapja e telefonave tonë.

Në vitin 2008, kur Apu ishte akoma një fëmijë, Bangladeshi prezantoi kartat biometrike të identitetit, dhe baza e të dhënave kërkontë shenjat e gishtave.

Punonjësit nuk dinin si t’i lëshonin një kartë pa të dhëna babait të Apu, Amal Sarker. Më në fund ai mori dokumentin ku shkruhej “PA SHENJË GISHTI.”

Në 2010 shenjat e gishtave u bënë të detyrueshme për të marrë një pasaportë dhe patentë.

Pas shumë përpjekjesh, Amal arriti të merrte pasaportën duke treguar një raport mjekësor, por kurrë nuk e ka përdorur atë sepse i trembet problemeve me të cilat mund të përballet në aeroporte.

Dhe pavarësisht se motori është shumë i rëndësishëm për punën e tij në fermë, ai nuk ka mundur ta përdorë kurrë.

“Unë kam paguar faturën, e kam kaluar provimin, por nuk më kanë dhënë asnjëhere patentë sepse nuk kam gjurmë gishtash .”

Amal mban me vete faturën që pagoi për të marrë patentën, por ndonjëherë nuk i bën punë sepse është gjobitur pesë herë.

Ai ja shpjegon kushtet e veta policëve dhe i tregon shenjat e lëmuara të gishtave, por ndonjëherë kjo nuk funksionon.

“Unë ndihem i turpëruar ,” thotë Amal.

Në 2016 qeveria e bëri të detyrueshme përputhjen e gjurmëve të gishtave për të marrë një kartë Sim për telefonin.

“Ata dukeshin te hutuar kur unë shkova për të blerë një kartë Sim, pajisja e tyre nuk funksiononte sa herë unë vija gishtin në sensor,” thotë Apu me një buzëqeshje në fytyrë. Apu nuk mundi të blintë kartën Sim dhe tani të gjithë burrat në familjen e tij përdorin numrat të regjistruar në emrin e nënës së tij.

Ky mutacion i rrallë i familjes Sarker quhet Adrematoglifia. Për herë të parë u zbulua në vitin 2007 kur Peter Itin, një dermatolog zvicerian , u kontaktua nga një grua rreth 20 vjeç sepse kishte probleme për të hyrë në SHBA. Fytyra e saj përputhej me fotografinë e pasaportës, por sipas oficerëve të policisë nuk kishte shenja gishtash të regjistruara në të.

Gjatë studimit, Prf.Itin gjeti edhe 8 anëtarë të familjes së saj me një njëjtin mutacion. Në bashkëpunim me një dermatolog tjetër, Eli Sprecher, Prf.Itin studioi DNA e 16 pjesëtarëve të familjes dhe zbuloi se 7 prej tyre kishin gjurmë gishtash ndërsa 9 pjesëtarë nuk kishin .

“Rastet e izoluara janë të ralla dhe shumë pak familje janë të dokumentuara , ” tha Prf.Itin për BBC.

Pasi u zbulua, sëmundja u quajt Adrematoglifia, por Prf.Itin e quajti “sëmundja e emigrimit të vonuar “ , pasi pacientja e tij e parë kishte probleme me kalimin në SHBA.

“Sëmundja e emigrimit të vonuar” mund të prekë breza të tërë në familje. Xhaxhai i Apu Sarkes, Gopesh , priti dy vite për të marrë një pasaportë të autorizuar.

Do të duheshin më shumë teste për të konfirmuar nëse familja vuan nga Adrematoglifia dhe Prf.Sprecher tha se ai dhe ekipi i tij do të ishin të lumtur t’i ndihmonin. Rezultatet e testeve mund t’i japin familjes Sarker më shumë siguri, por jo lehtësim nga lufta e përditshme për të jetuar në botë pa shenja gishtash.

Related Posts

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama
Pikante

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama

11/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit
Pikante

Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

26/11/2025
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide
Pikante

Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24/11/2025
Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025
Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al