Prokuroria e Pireut në Greqi ka ngritur një akuzë të rëndë ndaj një 58-vjeçari shqiptar në orët e fundit të vitit 2020. Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për përdhunimin e një fëmijë në mes të dhjetorit. Prokuroria dyshon se 58-vjeçari shqiptar Ardian Zeqo ka përdhunuar një të mitur më datë 14 dhjetor në zonën e Pireut, ditë në të cilën u arrestua. Shqiptari jetonte prej vitesh në Greqi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.