• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ronaldo ‘mbreti’ i instagramit, postimi për Maradonën më i pëlqyer i vitit 2020

02/01/2021
Ronaldo ‘mbreti’ i instagramit, postimi për Maradonën më i pëlqyer i vitit 2020

Homazhi i Cristiano Ronaldos për Diego Armando Maradonën është postimi më i ndjekur (popullarizuar) në Instagram për vitin 2020. Kjo konfirmohet nga “Billboard”. Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit, i cili ka marrë më shumë pëlqime dhe komente në të gjithë botën. Postimi daton në nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta. Ky dedikim i portugezit regjistroi mbi 19.7 milionë pëlqime. Në të shkruhej: Unë i them lamtumirë një shoku, ndërsa bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Ai iku shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë kurrë Maradonën.
Edhe një rekord tjetër për Cristiano Ronaldon, i cili në Instagram mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur, me 249 milionë fansa. Në dhjetëshen më të mirë të renditjes së hartuar nga Instagram është edhe një postim tjetër i CR7: fotoja e ditëlindjes së tij pranë djalit Cristiano Junior dhe partneres Georgina Rodriguez. Ky moment renditet në vendin e nëntë të Instagram për vitin 2020, me 14.3 milionë pëlqime.
Në vendin e dytë të postimeve më të pëlqyera në Instagram gjejmë njoftimin për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili mbërriti në profilin zyrtar të aktorit të njohur për rolin e Black Panther në filmat Marvel. Ky postim mori 19.1 milionë pëlqime. Në vendin e tretë është sërish Maradona, konkretisht homazhet e Leo Messit, që fituan 16.4 milionë like. Në vendin e pestë, një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e ndjerë, Kobe Bryant, i cili arriti në 15.5 milionë pëlqime. Sidoqoftë, në dhjetë të parët, më e pranishmja është Kylie Jenner: ndikuesja dhe sipërmarrësja, motra e vogël e Kim Kardashian, ka pasur shumë pëlqime me disa postime, përkatësisht në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.

Related Posts

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj
Sport

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

10/11/2026
E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis
Sport

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”
Sport

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al