Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje. Një drejtues mjeti në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e tensionit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit. Për shkak të këtij aksident, unaza e qytetit është përshkuar nga një trafik i rënduar. Drejtuesi i automjetit po udhëtonte vetëm në momentin e aksidentit. Për fat të mirë ai ka marrë vetëm plagë të lehta. Automjeti raportohet se ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja e fortë.









