Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ishte i pranishëm sot gjatë pazarit të së dielës në Këlcyrë. Gjatë takimeve me tregtarët, Çuçi u njoh me problematikat e ndryshme që ndeshin ata dhe i njohu me disa nga risitë e programit të PS për Këlcyrën.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Klement Ndoni, Çuçi deklaroi se me përfundimit e rehabilitimit të qëndrës së Këlcyrës dhe shëtitores, do të fillojë puna për ndërtimin e një pazari dinjitoz ku tregtarëve t’I garantohen kushte dinjitoze për të tregtuar produktet e tyre.









