• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro ka një përgjigje për Tavon e Tritanin: Vreri që villni nuk ua mbulon dot hiç-in që bëtë në Gjirokastër kur ishit në pushtet

09/01/2021
Kumbaro ka një përgjigje për Tavon e Tritanin: Vreri që villni nuk ua mbulon dot hiç-in që bëtë në Gjirokastër kur ishit në pushtet

Nga Mirela Kumbaro

Se të vërtetat duhen thënë…  Në fakt do të doja të shkruaja vetëm për përditësimin e situatës sipas punës 24 orë në 24, të të gjitha agjencive zbatuese në territor në Qarkun e Gjirokastrës për të mbajtur në kontroll situatën e motit që s’kontrollon dot shirat e qiellit.

Bashkitë e Gjirokastrës dhe të Dropullit, më të prekura nga pasojat e rreshjeve, janë të mobilizuara si asnjëherë më parë nuk i kanë parë komunitetet dhe, që t’i themi gjërat sagllam, puna e tyre nuk ka nevojë për avokat, se banorët e Qarkut në terren i jetojnë vetë dhe koordinimi midis tyre është fakt dhe jo opinion.

Por ndjej keqardhje që ca ish deputetë « të zhgënjyer », nga kuvlitë e tyre të ngrohta fejsbukjane, luajnë kasandrash dhe lëshojnë klithma për fshatra të izoluar, për ura të përmbytura, nga Beçishti i Tepelenës në Zhulat të Gjirokastrës.

Që bëjnë sikur s’e dinë se Beçishti është aq lart sa s’e arrin dot kollaj uji, që bëjnë sikur s’e dinë asnjë fshat nuk ka ngelur i izoluar asnjë ditë, apo se në Zhulat, ku lumi e mori rrugën e mirëmbajtur nga Bashkia në pak orë, është bërë brenda ditës aks i kalueshem që dje dhe po punohet edhe tani që flasim që të përmirësohet kalimi me mjete normale.

Natyrisht që nuk është fushë me lule kur bien shira të tilla, por as fushat nuk janë dëmtuar dhe asnjë pasojë fatale nuk ka ndodhur dhe urojmë të mos ndodhë, dhe urojeni dhe ju o të uruar se nuk kanë nevojë njerëzit për zezonat tuaja por për punën dhe gatishmërinë e bashkive e të grupeve të mirëmbajtjes ; nuk u prishet mendja komuniteteve me tuba llastiku para zgjedhjeve, por me shërbim, gatishmëri e përkujdesje të vëmendshme.

Iku koha zotërinj ish deputetë, kur Zhulati e zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës mbeteshin me muaj të izoluar nga ish kryebashkiakët tuaj që të vetmen zgjidhje dembele që ofronin ishin letrat e emergjencës që i linin peshqesh qeverisë duke u dorëzuar para vështirësive.

Siç ka qenë Palokastra e rrezikuar dhe sot nuk është më falë investimit të Ministrisë së Bujqësisë nën drejtimin e Bledi Çuçi, ashtu po punojmë edhe për projektin e Zhulatit për një zgjidhje definitive sepse e kemi prioritet. Por ndërkohë nuk diskutohet që nuk e lëmë të izoluar as edhe një ditë. Kemi treguar se si dimë të punojmë, me skuadrat e profesionistëve dhe kryebashkiakët Flamur Golemi i Gjirokastrës e Dhimitraq Toli i Dropullit që janë në terren bashkë me punëtorët në Zhulat, Dervician, Dhuvjan… njësoj si të 7 kryebashkiakët e Qarkut Gjirokastër!
Vreri që vjellin “ish »- ët nuk i shton rreshjet, ama, as nuk i ndalon !  POR, sidomos nuk ua mbulon me harresë HIÇ -in e madh që bënë në Gjirokastër për dekadat kur ishin në pushtete.

I them këto për ata që nuk jetojnë sot në Qarkun e Gjirokastrës e çoç mendojnë, se banorët atje s’kanë nevojë fare për këto kujtesa e sqarime. Ne jemi një skuadër #NeKryeTëDetyrës! #bashkë në vështirësi dhe #bashkë në kapërcimin e tyre !  Kush do të na bashkohet, BUJRUM! Pa vrer kasandrash!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al