Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, vijon me retorikën e tij sikur të mos kishte qenë kurrë në pushtet edhe pse ka mbi 20 vite në Parlament. Në një postim në faqen e tij në Facebook sot, Tavo shkruan se shqiptarët, ku sigurisht fut dhe veten, nuk janë të varfër, por të zhvatur. Mesazhi i tij i plotë.
Ja çfarë i ka bërë “Rilindja” xhepave tuaj ndaj edhe qarku i Gjirokastrës dhe mbarë vendi është në mjerim. Me kaq shumë para dhe duke llogaritur 7.2 miliardë eurot që KLSH i konstatoi si shkelje të “Rilindjes” mund të ishin dyfishuar pagat për disa kategori dhe pensionet. Nuk jemi të varfër – Jemi të zhvatur. Edhe pak ditë dhe “Rilindja” autorja e mega-skandaleve dhe e mjerimit do largohet.