• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina, edhe Vangjel Tavo i mërzitur si Tritan Shehu: “Rilindjes” nuk i del vesi i zhvatjes dhe skandaleve as në ditët e fundit

18/01/2021
Tavo përhap lajme të rreme në Dropull: Nëse fiton Edi Rama, do hiqen letrat greke

Nga Vangjel Tavo

SKANDALI ME VAKSINAT. Shqiptarët të vetmit në planet për vaksina sekrete. Kërkesë e PFIZER: JU DO TË JENI TË VETMIT NË PLANET QË DO TA MBANI SEKRET MARËVESHJEN PËR VAKSINËN! Përse? Çfarë fshihet pas kësaj kërkese? Natyrshmëm lind pyetja nëse ky është një eksperiment ose abuzim financiar pasi blihet vaksina më shtrenjtë ndërkohë në vendet e tjera vetëm 10 euro?

PËRSE KOMPANIA PFIZER EXPORT BV (HOLANDË) KA KËRKUAR QË MARËVESHJA TË JETË SEKRET???   PFIZER nuk ja ka kërkuar këtë asnjë vendi në Afrikë apo Botë e le më Evropë? Çfarë sekreti tregtar paska vetëm për Shqipërinë ndërsa për shtetet e tjera jo? Si mund të ketë sekret për substancat që do fusni në trupin e shqiptarëve ndërsa për të tjerët s’ka sekrete? Çfarë ka ndryshe kjo vaksina e shqiptarëve ndaj vaksinave të të tjerëve? Dhe në 28 Janar në Parlament do të miratohet Akti Normativ që kryeministri të shmanget nga përgjegjësia. Qeveria Shqiptare është e vetmja Qeveri në Planet që firmos një Marëveshje Sekrete ku do të mbahen sekret edhe mendimet dhe debatet në institucionet shqiptare!!!  Dhe këtë PFIZER nuk ka guxuar t’ja kërkojë absolutisht asnjë qeverie as në Afrikë! Por e kërkojnë në Shqipëri. Përse?

FLETORE ZYRTARE E mërkurë, 13 janar 2021, Viti: 2021 – Numri: 5

“Akt Normativ nr. 1, datë 10.1.2021 për miratimin e tekstit të Marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT BV, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”
Neni 4 “Përjashtimi nga detyrimet”

3. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

4. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj. Neni 6 “Hyrja në fuqi” Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Ndër të gjitha mega-skandalet e shumta të “rilindjes” ky është skandali më i madh pasi ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve. Edhe në ditët e saj të fundit, “rilindjes” nuk i del vesi i zhvatjes dhe skandaleve. Zotërinj qeveritar të sektit të “rilindjes” apo zotërinj të kompanisë Pfizer, nuk po tregëtoni armë që ta mbani sekret marrëveshjen, por vaksina që kanë të bëjnë me shëndetin e popullatës shqiptare. Jini transparent me shqiptarët. Mbroni shëndetin e shqiptarëve.

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson

21/09/2026
Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al